Najada Çomo: Fluks i shtuar, të sëmurë rëndë. Virusi është midis jush!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e spitalit Infektiv, Najada Çomo drejton një mesazh për të gjithë qytetarët teksa shifra e infektimeve me koronavirus janë shqetësuese.

Apeli i doktoreshë Çomos është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thotë se profesoresha prej 5 muajsh po përballet së bashku me ekipin mjekësor të shërbimit infektiv me virusin e rrezikshëm duke u shërbyer pacientëve të shtruar.

Mjekja thotë se ndodhemi në sezonin e verës dhe se kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve të paraqitur në shërbimin infektiv ka ardhur u shtuar me të sëmurë rëndë, por edhe me humbje jete.

“Unë kam një apel për qytetarët që na ndjekin, që gjithë këto muaj pune intensive në shërbimin infektiv, që nga dimri deri në verë janë lodhje dhe punë e jashtëzakonshme.

Por kam një apel që, ju lutem respektoni masat e thëna, që janë elementë shumë të pakët, që është mbajtja e maskës, ruajtja e distancimit fizik, me njëri tjetrin, dhe frekuentoni sa më pak ambientet publike apo situata ku grumbullohen njerëz sepse janë vendi më i rrezikshëm për t’u infektuar nga Covid-19. Virusi është midis jush.

Natyrisht që është edhe midis nesh si personel shëndetësor që u shërbejmë juve. Ne jemi për t’ju shërbyer juve. Ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj, dhe për t’u pakësuar numri i personave që vijnë në spital”, apelon Çomo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Lajme të tjera

Web TV