75 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 830 teste të kryera janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Në Shkup janë regjistruar 32 raste të reja, Kumanovë-4, Shtip-5, Tetovë-7, Kavadar-8, Gostivar-8, Strumic-1, Koçani-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-2, Vinicë-1, Shën Nikollë-1 , Kërçovë-2, Negotinë-1.
Autoritetet vendase të shëndetësisë raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë të tjerë për shkak të Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi, Kumanova, Gostivari, Ohri, mes moshës 52 dhe 82 vjeçe.
Lajmi i mirë është se se gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me COVID-19 dhe 136 pacientë nga Covid-19.
Numri në total i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 11202 persona, prej të cilëve 7108 janë shëruar kurse 505 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Numri i rasteve aktive me koronavirus për momentin është 3589./En.Br./Fjala.al