Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.
Burtime për “Fjala.al” bëjnë me dije se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e jashtme të lokalit “Truth” të ish futbollistit Mateo Toçi, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht asnjë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa lokali ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit.
“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Një nga pistat ku po heton policia është dhe ajo që ngjarja ka ndodhur për shkak të konkurencës, pasi lokali ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit të Elbasanit./Bl.Ba/Fjala.al