Ekskluzive: Gjermano-kroati Tomas Brdariç, trajneri i ri i Vllaznisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emri i 45-vjeçarit gjermano-kroat konfirmohet posaçërisht për Fjala.al, ai zyrtarizohet të enjten. Do të jetë gjermano-kroati Tomas Brdariç trajneri i ri i Vllaznisë. Ndonëse ende nuk është zyrtare, burime pranë klubit shkodran e kanë konfirmuar një gjë të tillë posaçërisht për Fjala.al. Kanë premtuar një revolucion rrënjësor, me synimin e madh të rikthimit të klubit tek suksesi dhe tek lavdia e dikurshme dhe duket se drejtuesit e Vllaznisë e kanë nisur misionin e tyre mbi baza të shëndosha.

Kështu, pasi kanë konfirmuar në detyrën e drejtorit sportiv ish-futbollistin kroat, Matko Djarmati, drejtuesit kuqeblu duket se kanë zyrtarizuar edhe emrin e trajnerit të ri. Ndonëse ende nuk është zyrtare, burime pranë klubit shkodran kanë konfirmuar posaçërisht për Fjala.al se ai do të jetë ish-futbollisti gjermano-kroat, Tomas Brdariç.

45-vjeçari ka luajtur në Gjermani përgjatë gjithë karrierës së tij 16-vjeçare, nga viti 1992 deri në 2008-ën, duke spikatur me Bajer Leverkusenin, si dhe duke e veshur 12 herë fanellën e përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve dhe 8 herë atë të të rriturve të Gjermanisë, me të cilën shënoi një gol. Në 2009-ën ka nisur karrierën kryesisht si trajner, por edhe si drejtor sportiv, ndërkohë që ka drejtuar skuadra kryesisht të nivelit inferior në futbollin gjerman, por ka drejtuar për një kohë të shkurtër edhe Shkëndijën e Tetovës.

Sidoqoftë, ardhja e një emri të tillë tek Vllaznia është një ogur i mirë për klubin shkodran, që gjatë këtyre sezoneve të fundit ka notuar në ujëra të turbullta, duke provuar, për herë të parë në histori, edhe rënien në Kategorinë e Parë, ndërsa një gjë të tillë e shmangu këtë sezon në duelin për mbijetesën me Besëlidhjen. Sipas burimeve në klubin kuqeblu, zyrtarizimi i trajnerit të ri pritet të bëhet të enjten./Fjala.al

Të fundit

“Nga 1 gushti, tarifa doganore për Kanadanë”/ Trump i dërgon sot një letër BE-së

Donald Trump ka njoftuar se nga data 1 gusht administrata amerikane do të vendosë tarifa tregtare prej 35% për produktet...

Temperatura deri në 34 gradë Celcius, si parashikohet moti për sot

Vendi ynë edhe këtë të premtë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë...

“Përbindëshi i Detit Bohai”, ja çfarë mund të bëjë ekranoplani i ri i Kinës

Ekspertët e kanë quajtur atë Përbindëshi i Detit Bohai, sipas detit me të njëjtin emër që përshkon bregdetin verilindor të Kinës, ku thuhet se...

Kush është zyrtari i lartë i administratës Trump që do të vizitojë Kosovën

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, ka njoftuar nisjen e një vizite zyrtare...

Referendumi në Prusinë Lindore dhe pasojat e dhunshme ndaj polakëve

11 korrik 1920 Më 11 korrik 1920, në krahinën e diskutueshme të Prusisë Lindore, u zhvillua një referendum i organizuar nga Lidhja e Kombeve, me...

Lajme të tjera

Web TV