Hidhet në treg kloni i TikTokut, do të quhet Instagram Reels

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjeti social, Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj aplikacionit për video të shkurta, TikTok.

Operacioni i ri u ofron mundësi përdoruesve që të incizojnë dhe modifikojnë materialet e tyre 15-sekondëshe përmes një vargu efektesh.

Përdoruesit do të kenë mundësi të shpërndajnë me ndjekësit e tyre këto materiale në një seksion të ndarë apo edhe në zonën ku materialet e publikuara largohen pas 24 orëve.

Rrjeti social, Facebook, që menaxhon Instagramin ka histori të gjatë të klonimit të shërbimeve konkurente. Mundësia e publikimit të fotografive për 24 orë është e ngjashme me atë të platformës Snapchat.

Shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg është përballur me pyetje të ashpra rreth shprehisë së kopjimit të rivalëve përgjatë një seance në Kongresin amerikan më 29 korrik.

Aktualisht kompania amerikane, Microsoft është duke negociuar për blerje të operacioneve të aplikacionit TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se mund të ndalojë përdorimin e këtij aplikacioni kinez në SHBA, i cili besohet se ka 100 milionë përdorues në territorin amerikan dhe qindra miliona tjerë në gjithë botën.

Mundësia Reels e Instagramit do të funksionalizohet në 50 shtete, përfshirë SHBA-në, Indinë, Brazilin, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë, Australianë e tjera.rel/Fjala.al

 

Të fundit

Chris LaCivita apo Berisha, kush është “ylli” i fushatës së PD-së?

Chris LaCivita shihet nga demokratët, si arma që do u mundësojë fitoren e zgjedhjeve në 11 maj. “Po zbret...

Ikin ‘plakat e Prillit’, vjen Pranvera/ Zbulon çfarë do ndodhë me motin gjatë fundjavës

Çmenduria e një jave më parë që riktheu reshjet e borës dhe ulje drastike të temperaturave, duket se ka marrë fund, duke i lënë...

Ligji për pensionet me Italinë gati për zbatim/ Detajet e ligjit

Është vetëm çështje ditësh a javësh që qytetarët shqiptarë që kanë derdhur mundin e tyre në shtetin fqinj, Itali, të mund të gëzojnë pension...

Nis fushata, zbulohet slogani i Partisë Socialiste

Është zbuluar ditën e sotme slogani zyrtar i Partisë Socialiste. “Me Edin dhe PS”, është ky slogani që Partinë Socialiste do ta shoqërojë gjatë kësaj...

PD çel sot fushatën/ Salianji mesazh qytetarëve: Ejani në shesh, jam dhe unë aty

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndonëse ndodhet pas hekurave, ka bërë një thirrje të fortë për pjesëmarrje në çeljen zyrtare të fushatës për...

Lajme të tjera

Web TV