Klubet e Superiores 4 kërkesa Qeverisë: Plotësoi ose bojkotojmë kampionatin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore i kanë drejtuar Qeverisë dhe Kuvendit katër kërkesa dhe nëse nuk do të plotësohen paralajmërojnë me bojkot të edicionit të ri 2020-2021.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes të zhvilluar ditën e sotme me presidentin e FSHF-së, Armando Dukën.

Ky vendim vjen sepse ndryshimet ligjore për sportin nuk kënaqin aktorët e futbollit shqiptar pasi ato nuk i japin zgjidhje kërkesave të klubeve dhe nuk përmbushin premtimet e Qeverisë.

Në këtë situatë kërkohet nga qeveria:

1. Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt.

2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Çiklizëm, edicioni i 81-të i Turit të Shqipërisë/ Pesë etapa në jug të vendit

Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë javën që vjen edicionin e 81-të të Turit të Shqipërisë. Në eventin...

“Nuk e fsheh dot më”, Juli e pranon: Kam hyrë në BBV për të…

Julian Deda është shprehur sot se ka hyrë në “Big Brother VIP3” për të fituar dhe jo vetëm për të shkuar në finale. Këtë e...

Nuk ndalet dhuna në parlament, deputetët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në parlamentin e Gjeorgjisë, ndërsa deputetët debatonin mbi 'ligjin e stilit rus'. Projektligji kërkon që mediat, organizatat joqeveritare dhe...

Një human dhe profesionist, si Profesor Arben Gjata

Nga Artur Ajazi Eshtë fat i madh për shqipëtarët, tek kanë akoma pranë halleve dhe problemeve të tyre shëndetësore, mjekë të mirë, humanë dhe profesionistë,...

E rëndë/ Stuhia rrëzon billboard-in, raportohet për 14 persona të vdekur

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një billbord gjigant u shemb gjatë një stuhie të papritur në...

Lajme të tjera

Web TV