Nga Kodi Ajror te procedurat tatimore, Meta dekreton 4 ligje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Bëhet fjalë për ligjet:

1) Ligjin nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
2) Ligjin nr. 108/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit””.
3) Ligjin nr. 109/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare””.
4) Ligjin nr. 110/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Njoftimi i plotë nga Presidenca:

1) Ligjin nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Çdo nismë ligjore që synon realisht përafrimin e legjislacionit shqiptar në përgjithësi dhe atij në fushë e transportit ajror në veçanti, në përputhje me Acquis të Bashkimit Europian, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.

Për më tepër kur ndryshimet në legjislacionin e brendshëm synojnë të përmbushin një pjesë të detyrimeve të Marrëveshjes për Krijimin e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit Civil.

Shqipëria si shtet anëtar i ICAO-s (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) dhe si aspirant për t’u asociuar në EASA (Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë në Operim të Aviacionit), ka detyrimin e përmirësimit të legjislacionit për përdorimin e hapësirës ajrore shqiptare në mbrojtje të sigurisë në fluturim dhe të të drejtave e interesave të pasagjerëve.

2) Ligjin nr. 108/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit””.

3) Ligjin nr. 109/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare””.

4) Ligjin nr. 110/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Lexo edhe :  INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë, procesi do të kushtojë 891 milionë lekë

Përmes këtyre 3 ligjeve shtyhen afatet e fillimit të efekteve ligjore për vënien në funksionim të plotë të sistemit të ri të monitorimit të qarkullimit dhe afatet për raportim nga subjektet që kanë detyrim deklarim sipas kuadrit të ri ligjor.

Këto tre ndërhyrje në ligjet ekzistuese, janë dekretuar me shpallje, për të respektuar nevojën e institucioneve dhe njëkohësisht edhe të subjekteve për më shumë kohë, për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor.

Presidenti i Republikës, evidenton se, Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi, në ndërmarrjen e nismave dhe miratimin e ligjeve bazë, duhet të kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike për përcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtaz.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Specialist i shquar i naftës dhe Doktor Shkencash, Arqile Pipa ndërron jetë në Amerikë

Arqile Pipa, një nga specialistët shqiptar më të dalluar të naftës dhe gazit, ka ndërruar jetë në moshën 72...

Mourinho i “fiksuar” pas Calhanoglu, Fenerbahce përgatit ofertën e radhës për turkun

Fenerbahçe po vazhdon përpjekjet për të transferuar Hakan Calhanoglu nga Interi, pavarësisht se klubi italian e ka hequr atë nga lista e shitjeve. Trajneri i...

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit nis hetim

Një incident i rëndë me tone nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve ndodhi gjatë ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë...

Tiranë/ Vodhi automjetin për ta shitur për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se vodhi një automjet me qëllim për ta çmontuar dhe shitur për...

Revoltë në ushtrinë izraelite kundër Netanjahut?

Këtë javë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, synon të vendosë së bashku me kabinetin e tij të sigurisë për fatin e Rripit të Gazës. Sipas mediave...

Lajme të tjera

Web TV