Një grua ka shpëtuar një fëmijë që ndodhej afër dritares në momentin e shpërthimit në Bejrut të Libanit.
Nuk është një nënë që ka shpëtuar fëmijën e saj, por një pastruese e cila shpëton fëmijën e punëdhënësve të saj.
Punëtorja e cila ishte emigrante nuk humbi për asnjë moment kthjelltësinë por mori vajzën dhe shpëtoi nga dritaret të cilat u copëtuan në momentin e shpërthimit të tmerrshëm në Bejrut.
Videoja u publikua në Twitter nga gazetarja Luna Safwan e cila shkroi: “Kjo grua ka bërë një veprim heroik, emigrantët në Liban meritojnë më shumë respekt”.
la.mi/Fjala.al