Qytetarët konfliktohen me stafin mjekësor te Infektiv/Pipero përpiqet t’i sqarojë (FOTO)

Një grup familjarësh janë paraqitur në ambientet e infektivit aty ku kanë të shtruar të afërm. Ata janë përplasur sot me mjekët dhe rojet e spitalit Infektiv.

Mësohet se ata kanë kërkuar informacion mbi gjendjen e të afërmve, duke pretenduar se prej 36 orësh nuk dinë asgjë mbi fatin e tyre.
Në foto (LSA) shihet mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, i cili po përpiqet të sqarojë qytetarët e shqetësuar për shëndetin e njerëzve të afërm.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje se 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve, gjatë ditës së fundit kanë konfirmuar 139 raste të reja me Covid-19 nga 561 teste të kryera.

Prej personave të infektuar, Ministria konfirmoi se 110 janë të shtruar në spital, prej tyre 21 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

 

Bo.Ba/fjala.al