Shqiptari blen patrioten për 500 euro, e detyronte të prostituonte dhe e torturonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet policore në Caserta të Italisë kanë vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, shqiptari kishte blerë një vajzë, gjithashtu dhe ajo shqiptare, për 500 euro nga një bashkatdhetar i tij dhe e detyroi atë të prostituonte në qytetin italian. E vetmja kohë ku vajza mund të dilte nga shtëpia ishte kur prostituonte në rrugë. Pjesën tjetër të kohës ajo rrinte e mbyllur në një apartament.

Gjatë hetimit, u zbulua se shqiptarja jetonte në kushte shumë të këqija dhe detyrohej të flinte në një banjë të vogël. Ajo shpesh lihej pa ushqim me ditë të tëra dhe detyrohej të bënte punët e apartamentit. Kur u përpoq të rebelohej, të refuzonte të prostituonte veten, ajo u kërcënua me vdekje. Ajo nuk mund të linte shtëpinë, përveç se kur ishte shoqëruar në vendin që djali kishte blerë për t’a takuar me meshkuj të tjerë. Të gjitha të ardhurat përfunduan në xhepin e kriminelit, i cili e shoqëronte dhe kontrollonte vazhdimisht për t’u siguruar që ajo bënte prostitucion.

Arrestimi i tutorit 35 vjeçar u krye gjatë operacionit të koduar, “Uti dominus”, ku u zbulua se shqiptari ishte pjesë e një grupi që rekrutonte gra të reja të huaja për të prostituar në rrugë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti...

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Lajme të tjera

Web TV