Tragjedia në Bejrut/Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Jemi pranë popullit libanez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me ngjarjen tragjike në Bejrut të Libanit, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur ngushëllime.

Ambasadorët Shqiptarë theksojnë se “Humbjet e jetëve, plagosjet, por edhe dëmet e mëdha materiale në qytetin e kryqëzuar nga dhimbja, janë në vëmendjen tonë, duke na afruar edhe më shumë me Libanin në këtë moment shumë të vështirë të përballjes me tragjedinë”.

Mesazhi i plotë:

Ngjarja e dhimbshme e 4 gushtit në Bejrut, që ka shokuar në përmasat e saj tragjike gjithë opinionin botëror, po përcillet me shumë shqetësim dhe solidaritet nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Humbjet e jetëve, plagosjet, por edhe dëmet e mëdha materiale në qytetin e kryqëzuar nga dhimbja, janë në vëmendjen tonë, duke na afruar edhe më shumë me Libanin në këtë moment shumë të vështirë të përballjes me tragjedinë.

Lidhjet e vjetra historike që datojnë të ndritura me udhëheqjen e Libanit nga Guvernatori Vaso Pasha, një rilindas i spikatur dhe i vërtetë, e vazhdojnë me komunikime e solidaritet në periudhat e konflikteve të përgjakshme që kanë shoqëruar këtë vend përgjatë dekadave, na bëjnë të ndjehemi me afër shpirtërisht në këto ditë tepër të vështira ndaj të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, të aksidentuarve por edhe gjithë popullit të Libanit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në të cilin bëjnë pjesë mjaft diplomatë që kanë shërbyer në Liban, por edhe mjaft të tjerë të cilët kanë realizuar misione diplomatike atje, ndjehet i trishtuar për gjithshka çfarë ndodhi pasditen apokaliptike të 4 gushtit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin më të madh me popullin e Libanit mik, shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe uron që kjo tragjedi t’i lerë shumë shpejt vendin punës rindërtuese për t’i dhënë Bejrutit shkëlqimin e merituar./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Këlliçi: "Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë"

 

Të fundit

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit...

Pano Soko: “Turp për ne, kam frikë t’i shoh votuesit tanë në sy”

Pano Soko i cili në zgjedhjet e 11 Majit garoi nën siglën e Nismës Shqipëria Bëhet ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endrit...

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti Zeqir Kordhoni është ndjerë i...

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se sa herë që ka...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje...

Lajme të tjera

Web TV