VIDEO/Kapja e rreth 4 ton droge në doganën e Bllatës, policia jep detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka dhënë detajet e kapjes së një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në pikën kufitare të Bllatës në Dibër.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar 370 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe për pasojë është vënë në pranga drejtuesi kamionçinës, shtetasi F. A., 26 vjeç, banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë. Sipas burimeve zyrtare droga kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut.

“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar në vijë të dytë në dalje të Republikës së Shqipërisë, mjetin kamionçinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. A., 26 vjeç, banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë, i cili kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehur në brendësi të kamionçinës lëndë narkotike.

Kontrolli ka vijuar nga grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjet e fshehur një sasi prej 370 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis , e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore , Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër , bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të kamionçinës .” thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

/En.Br./Fjala.al

https://youtu.be/7B5G1WPrL3w

Të fundit

“Vuanin nga zemra dhe…”/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja...

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit përgjatë javës

Kjo javë do të jetë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e...

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura (Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli gjatë një interviste për ndeshjen,...

Lajme të tjera

Web TV