Pas ambasadës amerikane ka reaguar edhe vetë ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Sipas saj, rastet e rëndësishme shoqërohen me fushata të shtrenjta për për të mohuar të vërtetën dhe për t’i shpëtuar drejtësisë.
Diplomatja amerikane thekson se operacionet e SPAK kanë të bëjnë me dënimin e kriminelëve të njohur.
“Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & ASP.” shkruan Kim në “Twitter”.
/En.Br./Fjala.al