“Ju rrëfej nënën time Rushen Golemin,” kujtime të përmbledhura në një libër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shani Pnishi

Inis Jorgo është ekonomiste me profesion, e cila muaj më parë ka botuar një prozë biografike për nënën e saj të titulluar “Rushen Golemi, ky testament shpirti”. Zonja Golemi njihet si kirurgia grua e parë e diplomuar në Shqipëri, që në fillim të pluralizmit në Shqipëri qe inkuadruar edhe në politikë.

Inis, e cila tashmë jeton në Toronto të Kanadasë, ka studiuar në Universitetin e Tiranës për Ekonomi dhe po ashtu në Toronto për Biznes.

Për gazetën “Diaspora Shqiptare” biseduam kryesisht për librin e saj më të ri, për letërsinë si pasioni jetësor i saj, dhe natyrisht për nënën e saj, Rushen Golemi, një figurë shembull i një intelektualeje shqiptare. Inis ka botuar edhe dy libra me poezi “Tinguj Shpirti” dhe “Ajzberg”, ndërsa ka në dorëshkrim një libër me tregime.

Po e fillojmë me nënën tuaj, zj. Rushen Golemi, kirurgen e parë grua shqiptare, për të cilën në 85 vjetorin e lindjes së saj ju keni botuar librin:  “Rushen Golemi, ky testament shpirti”.…

Mendova të shkruaj për një grua të cilën pata fat ta kisha prind, ajo të ishte nëna ime! E kam ndjekur në çdo moment të jetës së saj dhe ndërsa çdo gjë kur isha fëmijë më dukej fare normale, me kalimin e viteve kuptova se përmasat shpirtërore të saj jo rrallë tejkalonin të zakonshmen. E për gjërat që lenë mbresë, patjetër duhet shkruar!
Flitet për një person që mbartte pasion brenda vetes e kjo të bën që dëshirën, ta kthesh në zotësi, punën në kënaqësi, që të lësh produkt në gjithshka kryen sepse ke vënë shpirt, sepse ke investuar mençuri! Flitet për një zonjë nga e cila buronte natyralisht një mençuri e spikatur, urtësi në mendim, një kurajo që të intrigonte, një elegancë e brendshme, një hijeshi e rrallë fizike shtuar këtu edukimin nga dy prindërit e saj kërkues e sakrifikues të cilët i mësuan asaj se  gjërat e bukura i kthen në realitet jo menjehërë, jo pa mund e jo pa djersitur fort!
Si profesioniste, kolegët e saj e kanë cilësuar prej kohësh si një kirurge të spikatur ndaj në kushtet sidomos kur prindi largohet fizikisht prej teje, ke më tepër nevojë që gjërat pozitive të tij t’i evidentosh,  thuash me zë të lartë, krenohesh e ndërkohë lexuesi të mësojë diçka, të tërhiqet nga ajo çka po rrëfen, të kuptojë sa gjerë mund të shtrihet shpirti njerëzor, përmasat që mund të tejkalojë ai ndaj nëse histori të tilla qëmtohen, kuptohen, apo të tërheqin vemendjen, ato padiskutimisht duhet sduhet të lihen disi anonime, por të isnspirojnë e bëhen pronë e lexuesit. E unë, e pata të mundur këtë jo vetëm sepse kisha në dorë një lëndë fantastike jetësore por edhe për faktin sepse shkruaj e përtej këtyre,  edhe sepse ja kisha premtuar jo vetem vetes por edhe mamës time dikur se një ditë do e shkruaja jetën e saj.
Isha e bindur se personazhi që isha duke përshkruar, patjetër do të linte mbresë në publikun lexues. Unë e di sa shumë kjo mjeke kirurge ka marrë gjithë jetën e saj dashurinë e qytetarëve, ish pacientëve të saj. Sa shumë ata e deshën, sa bukur parreshtur ja shprehën asaj respektin, sa populli e aprovoi dhe mbështeti Rushen Golemin kur atë e thërriti koha dhe e bëri pjesë të politikës shqiptare. E kjo, nuk ndodhi rastësisht! Aspak! Kjo ndodhi sepse ajo dinte të donte, të mendonte, të ishte kurajoze, dinte të pranonte edhe gabime. Ajo dinte të të përfqësonte! Ndaj edhe u ula të shkruaj për të pasi personalisht më ka bërë përshtypje shumë edhe fëminia e saj e cila u thye jo pak. Edhe rinia kur edhe pse ishte nxënëse me rezultate të shkëlqyera, edhe pse bëri një emër të bukur si mjeke…apo ishte një nënë aq e kujdesëshme e një bashkëshorte e respektuar ..të gjitha këto në kapitujt e librit tim. Pra kemi një personazh multi-dimensional e libri im, këtë ka rrëfyer: kush ishte familja e saj, influencat e bukura në jetën e saj, shembujt që ajo ndoqi, e sa të lehtë apo jo ajo e pati konkurrencën me sfidat e jetës..

 Si e ka pritur lexuesi shqiptar botimin e kësaj proze biografike?

Unë jetoj në Kanada, por kam ndjesinë se është pritur mjaft mirë. Shpejt do ketë një promovim këtu në Toronto. Nuk e dyshonja aspak këtë reagim të publikut por theksoj se lënda e parë e këtij libri, ishte atje, e gatshme e pa frikë e them se është shkruar nga vetë Rushen Golemi. Unë si e bija e saj por edhe si shkruese, kisha detyrën ta rrëfeja përmes një libri jetën e saj pasi mendoj se çka ajo ka lënë pas, është një trashëgimi morale aq e bukur, aq e veçantë e inspiruese që vlen jo vetëm për ne fëmijët e saj, por që duhet lexuar nga publiku.  Isha e bindur që publiku librin për të do e mirëpriste e kjo, është meritë e saj! Ndësa marr komente të ngrohta nga lexuesi, më ka bërë përshtypje se ka jo pak kërkesa që libri të kthehet në një film. Kjo pastaj, nuk është në dorën time…

Për zonjën Rushen është realizuar edhe një dokumentar në vitet ‘70-‘80, si kirurgia grua e parë e diplomuar në Shqipëri. Ç’mund të na thoni për këtë?

Po! Është bërë një dokumentar rreth viteve 80′ për mamën për karirerën e saj si kirurge me mbi 35000 operacione të ndryshme, si pedagoge e shumë brezave studentorë apo mjekëve specializantë, si drejtuese e klinikës së I-rë pranë spitalit civil nr 2 në Tiranë për disa vite, si konsulente dhe oponente e temave shkencore, si tekst-shkruese e librave të fakultetit të Mjekësisë, si anëtare e kolegjumit të revistave prestigjoze të asaj kohe e këtu përmend revistën “Shqiptarja e Re” apo edhe disi në aspektin privat, vendi i saj në familje rol të cilin Zonja -Nënë, e ka përmbushur më së miri!  Gjithashtu vite më parë protogonistja e filmit “Plagë të Vjetra” artisja e madhe Roza Anagnosti, për realizimin e rolit të saj në këtë film, ka qëndruar pranë Rushen Golemit mbase 5 muaj me rradhë në klinikën ku ajo punonte duke qënë e pranishme në sallën e operacionit, kur kryente konsultën mjeksore ndaj pacientëve, kur kirurges jo rrallë ju desh të ndeshej me opinionin aspak aprovues për kohën të të qënurit kirurge grua por Rushen Golemi arriti ta thyejë këtë tabu, duke i treguar çdo gruaje që dëshironte të bënte kirurgen, se ajo mund tja dilte,  se një grua nuk kishte asgjë më pak se një burrë mjek madje aftësia për ta shëruar me fjalë pacientin -të cilën e posedon aq bukur një grua – është domenthënëse tek dikush që po pret ti shpëtosh jetën! Nëse do investoje fort shpirtin tënd tek i sëmuri, pa lënë aspak mënjanë mendjen e profesionalizmin, patjeter që suksesi do të ishte në anën tënde!

 Pas shpalljes së pluralizmit në Shqipëri, zonja Golemi u përfshi edhe në politikë. Çfarë sfidash e përcollën nënën tuaj si politikane?

 Po zëvëndësoheshin sistemet politike që as ishte menduar se mund të ndodhtte. Në vitet 90′, terreni social mund te quhej i rrëshqitshëm. Në muret e pallateve shkruhej me një shkrim plot mllef e frikën e humbjes:” Demokratët të të çohen në litar”! Sigurimi i Shtetit kur nuhati se Rushen Golemi po lakohej të ishte pjesë e lëvizjes së re blu , nuk e kurseu por kërkoi ta godiste në pikën e saj të dobët: tek i biri. Trokitën ata në portën e apartamentit tonë një mbëmje shkurti kur sapo ishte rrëzuar busti i diktatorit në sheshin e madh të Tiranës. Kam qënë dëshmitare e atyre momenteve aq gri kur në momentgjithshka mund të përmysej, kur mund të ta trishtonin shpirtin ashtu pa kuptuar-përjetë! Ende më kujtohen telefontata plot presione, fyrje dhe pasjellje, ku ndjehej sa shumë ai “dikush” që nuk e dëshironte përfshirjen e Rushen Golemit në politikë. Sepse ata e dinin: Ajo dinte të krijonte  produkt: ajo fitonte elektorat!

Dhe ajo foli përpara turmave e nuk nxiti mllefe. E shoqëroja në të gjitha mitingjet e asaj kohe e përpiqesha tja shihja fytyrën e saj në podiumet e thjeshta me ato mbulesat e rrudhosura blu ku fshihej aq shumë shpresë! Po turma e egzaltuar që  tashmë i kishte dy gishtat lart, nuk më lejonte. E kam dëgjuar si i imponoi njerëzit ta  dëgjonin kur ju tha se ata më në fund duhet të shpresonin, se demokracia nuk ishte diçka që po ju falej por se ajo duhej fituar përmes zbatimit të ligjit. Nuk u lodh shumë të fitonte elektorat!  Ajo e kishte të fituar atë me profesionalizmin dhe njeriun që kishte patur gjithmonë brenda vetes. Tani vec kishte ardhur koha që të ishte pranë tyre dhe ti përfaqesonte si ato e meritonin. Dhe ajo u përpoq shumë që ata ta meritonin!  Nuk ishte politikane nëna ime por Rushen Golemi bëri shkëlqyer e më së miri, atë që çdo politikan harron ta bëjë: Njeriun e Plotë! Ajo doli në tribunën e kuvendit të shqiptarëve e ju foli atyre fare sinqerisht! Shpesh nuk kishte letër! Plot dinjitet. Ju foli dhe i bindi. I bindi sepse ju drejtohej plot llogjikë, pa tentuar sharje, pa fyer e duke menduar që tashmë, ata meritonin të jetonin nën një erë te re që do i drejtonte drejt Evropës. Kjo ishte ëndërr e mamës time! Që shqiptari të mos denigrohej rrugëve të botës . Rushen Golemi foli qartë se shqiptarët sduhet të ishin më të ndarë nën trysni absurde lufte klasash, nën diferencime mediokre. Ajo ishte e bindur se meritokracia duhet të dominonte dhe pakti i vetëm që ajo bëri gjatë gjithë jetës së saj, ishte pakti më të Vërtetën!
Kur qytetarët i drejtoheshin në rrugë për ta përshëndetur me frazën: “zonja deputete” unë ende e kam në vesh kur ajo ju përgjigjej: “deputete mua më bëri koha.  Ajo që unë kam dashuruar të jem, është mjekja , mjekja juaj ndaj më bukur për mua do ishte të më thërrisni shkurt:”doktoreshë!” Ajo ndenji pranë elektoratit të saj. Asnjëherë nuk ju premtoi duke i lënë në harresë. Bëri çmos që ti përfaqësonte aq sa mundej për atë kohë të viteve 90′. Kur kthehej nga zona e saj elektorale në shtëpi, e kam dëgjuar t’ju fliste  fëmijëve tanë për fëmijët atje në Fushë Krujë apo Mamurras se edhe ata, ishin po aq të zgjuar sa fëmijët e qytetit, po aq të bukur e me po ato ëndrra por me shumë më pak , ama me shumë më pak mundësira…. Rushen Golemi i donte njerëzit e kjo ja bënte gjithshka, shumë të lehtë… sepse nëse ven në punë shpirtin… është e padiskutueshme se ti, i përket që të gjithëve!

Lexo edhe :  Cila është mosha kur ndihesh më i/e vetmuar?

Duke folur për doktoreshë Rushenin, në një intervistë për librin tuaj studiuesi dhe profesori Kristaq Jorgo thekson se znj. Rushen ishte një Njeri i Plotë. Çfarë mendoni ju ka mësuar shoqëria shqiptare nga plotësia e figurës së saj?

Është një mënyrë e veçantë se si shkruesi i parathënies, studiuesi Kristaq Jorgo e ka trajtuar figurën e Rushen Golemit. Si asnjë më parë, ai ka këmbëngulur ta cilësoje atë si një personalitet që i perket Njerëzve të Plotë, atyre të Vërtetëve! Dhe kjo qëndron! Sepse të jesh njeri është njëra anë, por ta plotësosh qënien tënde me virtyte kjo pastaj të kategorizon tek Njerëzit e Plotë! Mendoj se ky libër ka vlerë jo vetëm për brezat që do vijnë në familjen tonë të madhe por po aq për shoqërinë. Të kuptosh vlerat shpirtërore, intelektuale, sociale e të ndjesh se ti nuk i përket vetëm vetes, është një shembull i bukur i të qënurit Njeri!
Plotësinë e figurës së saj njerëzore mendoj se do e gjeni në faqet e librit të cilat edhe kur i kam shkruar, edhe pse në shumë skena të përshkruara jam dëshmitare, më është dashur jo pak të ndalem, të meditoj, pse jo edhe të lotoj sepse ka aq shumë pasion gruaje në kuptimin e gjerë të fjalës e mendoj se duke e lexuar librin  do dilni në konkluzionin e duhur.

Ndërkohë, keni botuar edhe dy libra me poezi.  Sa mendoni ju, lexohet sot letërsia shqipe në Diasporë?

 Jam autore e dy vëllimeve me poezi: “Tinguj Shpirti” dhe “Ajzberg” ndërsa libri  “Rushen Golemi ky testament shpirti” është krijimi im i tretë e më i rëndësishmi. Kam gjithashtu gati për botim, një libër me tregime.
Diaspora shqiptare ka nevojë shpirtërore të lexojë në shqip e veçanërisht rinia shqiptare në emigracion, e ka edhe detyrë identitare ta flasë edhe përdorë gjuhën amësore madje ta trashëgojë atë. Mendoj se qëndrat kulturore komunitare me biblioteka përkatëse janë domosdoshmëri për komunitetin shqiptar në Kanada ndërsa mendoj se shqiptarët me atë personalitet vital dhe energjk do bëjnë më të mirën siç mendoj se fakti që tani funksion një minisitri e Diasporës në Shqipëri, na bën të shpresojmë për më mirë në këtë drejtim. Lexuesi shqiptar në emigracion duhet patjetër të dijë vlerat e shkrimit shqip. Aty ku kurrë nuk mungon pasioni mesdhetar, ku shkruhet në gjuhën e prindërve ajo që kurrë smund të shprehet si duam në gjuhën e huaj, aty ku derdhet më shumë se kudo malli e ku renditen vlerat e vendit. Them me siguri se sa më të shumtë të jemi ne që shkruajmë shqip në emigracion, aq më me dinjitet përfaqësohen rrënjët tona!

Identiteti, është një pikë e fortë e krijimtarisë suaj letrare, por edhe pikë referuese jetësore. A mund të na flisni për mozaikun identitar që ju përcjell?

Rrugët që ne zgjedhim apo vendimet që ndërmarrim në jetë përcaktohen nga vlerat që kemi. Këto zgjedhje tregojnë se edhe kush ekzaktësisht jemi, ku ekzakt ne përkasim në pentagramin social,  çfarë vlerash përshëndesim në jetë! Unin e seicilit, pikërisht këto e përbëjnë: kujtimet, eksperiencat lidhjet me ata që vendos, me ata të përngjashmit e tu! Dhe identiteti im sigurisht bazohet në keto vlera. Në çka kam trashëguar nga gjyshërit e nderuar, prindërit, nga miqtë më të cilët kam vendosur të ndaj kohën time si dhe nga ajo cfarë unë përgjedh të lexoj apo krijoj. Ndaj edhe poezia ime, përshkruan jo pa shkak, ndjesi që kanë të bëjnë me shpirtin. Nëse më lexoni do kuptoni mallin tim për Shqipërinë, sa rëndësi ka që përballë të kem njerëz të vërtetë, çfarë unë konsideroj dashuri, si e ndjej humbjen e dikujt që dua shumë, raportin tim me shpresën, zhgënimin, natyrën, interesat e vogla që të deformojnë pak nga pak pra forcën për të rezistuar e konservuar shpirtin, identiten tim. Shkalla e përfaqësimit në poezinë time mendoj se ka qënë e pëlqyeshme sepse lexuesi im i përket moshave të ndryshme e ky fakt, më gëzon!


Keni promovuar librin me poezi në një ambient shumë të mrekullueshëm në Toronto. Si është pritur krijimtaria juaj letrare tek komuniteti shqiptar këtu në Kanada?

Kam patur që në fillim mbështetjen e plotë të lexuesve të komunitetit tim në Toronto edhe më gjerë në Kanada jo vetëm për promovime por sa herë unë postoj një krijim timin në median sociale, është një vërshim i mbështetjes së tyre edhe i ndjekësve në Shqipëri të cilin modestisht them se nuk e kam pritur…! Tashmë, është krijuar një numër lexuesish të mij të rregullt e kjo me jep impuls për të vazhduar. Sigurisht dëshira për të shkruar është brenda meje por mbështteja e publikut e bën më të bukur këtë dëshirë.  Kam përherë prej tyre kërkesën: “Inis vazhdo shkruaj!…”

 Si mund ta përshkruani rrugën e integrimit tuaj në jetën kanadeze?

Ka qënë sfidë së pari shpirtërore lëvizja në Kanada por kanë kaluar aq dy dekada e s’mendoj se duhet të diskutohet më! Unë i përkas tashmë dy vendeve e Kanadaja është një vend që mirëpret, të lejon të shpalosësh vlerat e tua e nuk e njeh diferencimin mes qytetarëve. Jo pak herë jam munduar ta arrij Shqipërinë përmes arsyeve të ndryshme por Toronto është tashmë pjesë e jetës sime. Unë do të vdes një “home-sick” (me mall për vendëlindjen) e kjo mbase theksohet më tepër, ndërsa vitet ikin…
Kam studiuar në Universitetin e Tiranës për Ekonomi dhe po ashtu, kam studiuar edhe në Toronto, Kanada. Rutina ime është profesioni, pa diskutim jeta ime familjare e cila është e rëndësishme për mua si dhe të shkruarit! Përmes shkrimit, ndjej të harrohem e shpesh më duket vetja ende Atje, në Tiranën time të dikurshme!…

la.mi/Fjala.al

Të fundit

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Meta uron Ditën Ndërkombëtare të Nënës: Të mbrojmë familjen dhe vlerat e saj më të çmuara

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ndarë me ndjekësit një video...

Revista gjermane: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin evropian me plazhe magjepsëse

Vera është shumë afër, edhe pse temperaturat në vend po bëhen gjithnjë e më të nxehta, pushimet në Gjermani vështirë se mund të krahasohen...

“Luizit nuk do i flas kurrë”, Efi flet edhe për Oltën: Hoqa dorë nga një program prej saj

E shumëkomentuara Efi Dhedhes, e ftuar në një rubrikë të Beniada Nishanit dhe Argjira Spancës në “E diell”, zbuloi disa detaje, të pathëna më...

Lajme të tjera

Web TV