Liga e Kampioneve mbyll turin e 16-shes, përcakton 4 çiftet çerekfinaliste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka përmbyllur turin e 16-shes, duke përcaktuar edhe duelin e fundit të çerekfinaleve, që do të jetë ai midis Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut. Dy gjigandet e futbollit nuk kanë gabuar në ndeshjen e kthimit në shtëpi, përkatësisht ndaj Napolit dhe Çellsit, dhe duke siguruar kështu vendin midis 8 më të mirave të Evropës, ku do të sfidojnë njëra-tjetrën. Në ndeshjen e zhvilluar në “Nou Kamp”-in mitik, por të boshatisur, gjithçka është vendosur në pjesën e parë, pasi katalanët kanë kaluar në epërsi ndaj italianëve pas vetëm 10 minutash lojë, me anë të Lenglesë, ndërsa 13 minuta më pas, Lionel Mesi dyfishon shifrat.
Mesi do të shënojë edhe një gol tjetër, por që do të anulohet nga Sistemi i Ndihmës-Gjyqtarit të Videos (VAR), për prekje me dorë. Por argjentinasi do të fitojë një 11-metërsh në minutën e parë shtesë, që do të kthehet në gol nga Luis Suárez, kurse në minutën e 5-të shtesë, Lorenco Insinje do të tregohet gjithashtu i saktë nga pika e bardhë për miqtë. Pjesa e dytë nuk sjell gola të tjerë dhe Barcelona fiton me rezultatin 3-1 ndaj Napolit, duke siguar, për të 13-tin sezon radhazi, vendin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Aty ku 5 herë kampionia e kontinentit do të përballet me po aq herë kampionen tjetër, Bajernin e Mynihut, që i shtoi fitores 3-0 në ndeshjen e parë në mars në “Stemford Bridxh”, një fitore edhe më bindëse, 4-1, në ndeshjen e kthimit të luajtur të shtunën në mbrëmje në Stadiumin “Allianz Arena”.
Dy gola nga Levandovski, në dy skajet e kundërta të secilës pjesë loje, i pari nga pika e bardhë e 11-metërshit, dhe nga një gol nga Perisiç dhe Toliso, kanë mjaftuar për ta bërë të pavlefshëm golin e vetëm të miqve, të realizuar nga Abrahami. Kështu, janë dashur afro 5 muaj, por, më në fund, veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ia ka dalë të plotësojë edhe të gjitha çiftet e shortit të saj të çerekfinaleve. Të premten janë luajtur dy takimet e kthimit të dy prej çifteve të mbetura të turit të 16-shes, dhe dy gjigante të futbollit kontinental, që së bashku kanë rrëmbyer 15 herë trofeun e çmuar në 64 edicionet e shkuara, Reali i Madridit dhe Juventusi, e kanë mbyllur që në turin e 16-shes aventurën e tyre në edicionin e 65-të.
Ndërkohë që Juventusi ka qenë më dinjitoz në eliminim përballë francezëve të Lionit, duke fituar me shifrat 2-1, por duke u eliminuar falë golit të pësuar në fushën e vet, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultatin 0-1 në Francë, Reali ka kapitulluar pa kushte përballë Mançester Sitit. Anglezët e parë fituar 2-1 ndeshjen e parë, të luajtur para 5 muajsh në Madrid dhe kanë vijuar të ngadhënjejnë me të njëjtat shifra edhe në takimin e kthimit në shtëpi. Dueli çerekfinal midis Mançester Sitit dhe Lionit do të luhet në mbrëmjen e së shtunës së 15 gushtit, ndërsa ai midis Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut, një ditë më herët, të premten.
Ndërkohë, dy çiftet e tjera, të konfirmuara më herët janë Atalanta-Paris SG, që ndeshen me njëra-tjetrën të mërkurën, dhe Lajpcig-Atletiko e Madridit, që luajnë të enjten në mbrëmje. Siç dihet, për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi “Covid-19”, organizmi që qeveris futbollin kontinental ka vendosur që, duke nisur nga faza çerekfinale e deri në finale, gjithçka të vendoset me një ndeshje të vetme dhe gjithçka do të luhet me sistem grumbullimi. Të 7 takimet e mbetura të veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të Evropës do të luhen në Portugali, në dy stadiumet e kryeqytetit, Lisbonë.

Lexo edhe :  Cila është mosha kur ndihesh më i/e vetmuar?

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, ja kur do ti çojmë 100%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjatë së cilës...

Nuk ka surpriza në “Old Trafford”, Arsenali mposht minimalisht Manchester United

Gara për titullin kampion të Premier League-s mes Manchester City-t dhe Arsenalit mbetet e ethshme deri në javën e fundit. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 këtë...

Lajme të tjera

Web TV