136 raste të reja me COVID-19 nga 561 testime të kryera janë konfirmuar për 24 orët e fundit në vendin tonë.
Rastet e reja janë: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dhe 6 viktima për shkak të COVID-19, duke e çuar në 199 humbje jete në total.
Fatkeqësisht, ka ndërruar jetë artisti 53 vjeçar nga Tirana, Arben Bajo. Gjithashtu në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra.
Betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 74 pacientë të tjerë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në vendin tonë janë 2870 pacientë aktivë me COVID-19.
Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë mbi 1 mijë persona aktivë me Covid19, që janë në banesë.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
COVID-19 – Statistika (9 Gusht 2020)
Testime totale 45942
Raste pozitive 6411
Raste të shëruara 3342
Raste Aktive 2870
Humbje jete 199 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1589
Durrës 361
Shkodër 249
Fier 116
Vlorë 110
Kukës 94
Lezhë 92
Korçë 82
Elbasan 66
Berat 45
Dibër 35
Gjirokastër 31
/En.Br./Fjala.al