Gjermania lejon me kusht udhëtimin e partnerëve të pamartuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të rregullave kufizuese të Coronës, çiftet e pamartuar nga vende të ndryshme, pjesërisht ka muaj që nuk shihen. Tani Gjermania liron rregullat kufizuese të udhëtimit për partnerët.

Siç ka bërë të ditur, Ministria e Punëve të Brendshme, partnerët në çift nga vendet jashtë BE-së, dhe të pamartuar nga e hëna mund të udhëtojnë sërish në Gjermani.

Kusht për këtë lehtësim në udhëtimin në Gjermani është sipas të dhënave të ministrisë një partneritet afatgjatë. Ky do duhet të provohet përmes një banese të përbashkët të mëparshme jashtë apo përmes takimeve personale të mëparshme në Gjermani, që duhet të vërtetohen. Krahas dokumenteve të udhëtimit, që duhet të provojnë takimet e mëparshme, duhet paraqitur një ftesë e partnerit që jeton në Gjermani dhe një deklaratë e përbashkët e nënshkuar për ekzistencën e marrëdhënies në çift.

Seehofer nën presion

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer deklaroi se e „përshëndet faktin, që në kuadër europian po e mundësojmë këtë.” Ai kujtoi, se kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë së Coronës janë koordinuar në plan europian. Komisionerja e BE për çështjet e brendshme, Ylva Johannson i kishte informuar kolegët e BE për rregulloren e re.

Seehofer ndodhej nën presion, sepse çiftet me kombësi të ndryshme kishin javë që kërkonin një zgjidhje. Komisioni Europian kërkoi në fund të korrikut përjashtime për të huajt si çifte të pamartuara që të lejohen të hyjnë në BE. Seehofer këmbëngulte, se donte një zgjidhje europiane dhe jo kombëtare, gjë që shkaktoi reagime nga partneri i koalicionit, SPD./DW

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV