Norvegji/Vonesa prej një minute i çon pasagjerët e avionit në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasagjerët e një fluturimi nga Nisa në Oslo do të duhet të zbatojnë një karantinë dhjetëditore, për shkak se avioni i tyre zbriti në të njëjtën minutë që Norvegjia e kaloi Francën në zonën e kuqe.

Sipas rezultateve nga aeroporti i Oslos dhe kompania ajrore “SAS”, fluturimi SK4700 zbarkoi në mesnatë fiks.

Sipas faqes së specializuar, FlightRadar24, “SAS Boeing 737” preku aerodromin e Oslos në mesnatë e një minutë.

“Kalimi në zonën e kuqe hynte në fuqi nga mesnata, kështu që në mesnatë fiks ose në mesnatë e një minutë, pasagjerët duhet të bëjnë karantinë”, shpjegoi Elisabeth Johansen, këshilltare e Ministrisë norvegjeze të Shëndetësisë.

Sipas saj, pasagjerët do të mund ta kalojnë karantinën në shtëpi dhe nuk do t’u duhet të qëndrojnë në hotelet e aeroport.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Shqiptarët tremben nga bankat, kërkojnë borxh tek të afërmit

Familjet shqiptare parapëlqejnë të marrin lekë për nevojat e tyre tek të afërmit, më shumë se sa te bankat. Më...

Ushtria e Kosovës po vjen për të ndihmuar në kërkime për Ardit Beshirin!

Prej pesë ditësh vijojnë kërkimet intensive për Ardit Beshirin, 29-vjeçarin që u zhduk nën një masiv dheu ndërsa punonte me eskavator në një fabrikë...

Shqiptari shiste kokainë në zonën e gangsterëve në Liverpool, dënohet me 3 vite burg

Një 18-vjeçar shqiptar është dënuar me më shumë se tre vite burg pasi u dënua për vepra posedim dhe shpërndarje kanabisi në Suffolk dhe...

Moment paniku, senatores në Florida i bie të fikët në mes të konferencës

Senatorja e shtetit të Floridës, Lleana Garcia, ra pa ndjenja gjatë një konference për shtyp të organizuar nga Guvernatori Ron DeSantis të martën. Ndërsa Garcia...

Topalli për votën e emigrantëve: Po manipulohet procesi në Greqi, SPAK të bëjë hetim

‘Thembra e Akilit’ e votimit nga jashtë, për opozitën mbetet Greqia ku kërkohet një audit të votave dhe hetim nga SPAK. Në një konferencë për...

Lajme të tjera

Web TV