“E shtrenjta Natali, ja arsyeja që po na sulmojnë…”, Ben Blushi letër vajzës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti socialist dhe ish-kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, sot drejtor i Top Channel, është përfshirë në një skandal. Falsifikohet firma e vajzës së tij në transaksionin e shit-blerjes së një pasurie në Korçë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar vetë Ben Blushi përmes një letre drejtuar Vajzes së tij Natali kundër sqarimet që ai bën flet edhe për sëmundjen e keqe të ‘zilisë” që siç shprrehet Blushi nuk ka as kurim.

Blushi shkruan se ‘Zilia i mbyt disa njerëz duke ia errur sytë, duke ia turbulluar mendjen, duke ia zvogëluar zemrën dhe duke ia sterrosur shpirtin. Zilia është mpirëse”.

Letra e plotë

E Shtrenjta Natali!

Tani që po të shkruaj, ti me siguri je mes kanavacave dhe librave të tu, tek ‘reading point’ që ndërtuam bashkë.

Përballë ke malin, që me hijen e vet e mbulon përditë shtëpinë tone në fshat. Unë, asnjëherë s’të kam shkruar letra, dhe ti asnjëherë s’më ke pyetur për gjërat që bëj.

Dje janë marrë dhe me ty dhe me një dhuratë që të kemi bërë, dhe në historinë e dhuratave, pyetjet që të kanë bërë ty janë ndoshta më të çuditshmet.

Pse ta kanë dhuruar, pse ta blenë në këtë qytet dhe jo në atë tjetrin, pse s’e blenë aq po kaq. Pse kaq lirë dhe jo më shtrenjtë, pse firmose dhe ku ishe kur firmose, kush të pa kur firmose, duhet të kesh turp për prindërit që ta dhuruan, por ti s’ke faj se e ke babanë kriminel që të bëri një dhuratë etj, etj.

Me siguri, duke lexuar çfarë kanë shkruar për ty, ke parë malin që ke përballë dhe ke menduar se pse, dhe kë shqetëson dhurata që një baba i bën vajzës së vet.

Tani po ta them pse e bëjnë. Njerëzit kanë sëmundje të ndryshme, disa nga të cilat kurohen me ilaçe, disa kurohen me korrektim fizik, por disa nuk kurohen dhe dalin bashkë me shpirtin.

Njëra nga sëmundjet që nuk kurohet është zilia.

Zilia i mbyt disa njerëz duke ia errur sytë, duke ia turbulluar mendjen, duke ia zvogëluar zemrën dhe duke ia sterrosur shpirtin. Zilia është mpirëse.

Kur je rob i saj, nuk mendon dot për veten dhe njerëzit që do, por mendon vetëm për të tjerët dhe vetëm për ata qe nuk do. Zilia nuk shërohet.

Këta që këto ditë janë marre me ty e kane nga zilia. Që ta kuptosh, kjo nuk është zili për ato që kemi, sepse ata kanë më shumë se ne. Kjo është zilia nga liria.

Zilia nga liria është frymëmarrëse dhe tani që po te shkruaj, unë po qesh duke menduar se si këta njerëz i kam marrë peng pa u përpjekur, pa bëre asgjë, dhe pa u munduar dhe pa u menduar fare.

Lexo edhe :  Aksident me vdekje në Shkodër, i riu përplas me makinë të moshuarin

Liria ime për të bërë çfarë dua, kur dua, dhe si dua i ka marre peng. Në 300 ditë, ata kanë bërë mbi 500 shpifje për mua dhe familjen tonë. Dhe do vazhdojnë. Dje ishte radha jote. Unë nuk jam as më i pasur, as me i pushtetshëm se ata. Por kam qenë, jam dhe do jem me i lirë se ata.

Kam folur kam heshtur, kam shkruar, kam dëshmuar, kam sulmuar, kam mëkatuar, kam ndërtuar, kam shkatërruar, kam ardhur, kam ikur dhe do vazhdoj të iki, dhe të shkruaj deri sa të iki.

Megjithëse nuk kam bërë dot të gjitha gjërat që kam dashur, në listën e njerëzve që i kanë bërë, qoftë edhe një dëm këtij vendi, unë nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë. Ajo listë është shumë e gjatë dhe shumë e populluar dhe aty nuk ka vend për mua. Si një shkrimtar, edhe unë kam fatkeqësitë e mia.

Për shkak se ne librat e mi kam marrë personazhe nga jeta e vërtetë dhe akoma më shumë nga njerëzit që kam njohur, pra nga lista qe permenda më lart, është e natyrshme qe disa nga personazhet do bëhen bashke për t’u hakmarrë, sic edhe po ndodh.

Personazhet kane gjithnjë mëri për krijuesit e tyre,por pak shkrimtare kanë fatin e keq të sulmohen dhe vriten nga personazhet që kanë sajuar. Njeri prej tyre quhet Sali Berisha.

Sot nuk është dita te tregoj se çfarë kam shkruar për këtë personazh dhe se në cfarë rrethanash e kam vendosur dhe se si ky tip ka vepruar apo mbaruar, në një nga librat e mi.

Për t’u hakmarrë ky ka dalë në rrugë dhe s’ka lënë asgjë pa thënë e shkruar për të gjithë njerëzit e dashur të mi, të çdo brezi, moshe, afërsie dhe gjinie.

Se fundi ishte radha jote Natali. Ky shkroi dje qe ti duhet te kesh turp për babain tënd. Ky tip i tha gjithë dynjasë se unë duhet të kem turp që i kam bërë vajzës sime një dhuratë. Ky ishte dhe vazhdon te jetë i tërbuar nga zilia se pse vajza ime është më e pasur se vajza e tij.

Është e vërtetë Natali. Ti je më e pasur se vajza e tij dhe po ta them pse. Sepse katragjyshi, stërgjyshi, gjyshi dhe babai yt kanë shkruar më shumë libra se sa ka vrarë njerëz personazhi im, Sali Berisha.

Do të tregoj një herë tjetër dhe më shumë, nëse do me pyesësh për këtë tip, megjithëse e di që s’do më pyesësh asnjëherë. Tani shiko malin që ke përballë dhe të lutem hape dritaren e ‘reading point’ që kemi ndërtuar bashkë në fshat.

Dega e mollës që do hyjë brenda, do t’i bëjë mendimet më të lehta dhe ditën më të bukur.

Të përqafoj, ba./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV