Pandemia në Kosovë/Sërish numër i lartë i viktimave dhe rasteve të reja për 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdon të jetë shqetësuese situata e COVID-19 në Kosovë, Për 24 orët e fundit IKSHPK-ja ka konfirmuar 172 raste të reja me koronavirus nga 506 testime të kryera.

Rastet e reja janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.

Numri total i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 10.419 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dhe 14 viktima për shkak të COVID-19, duke e çuar në 341 humbje jete në total.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar dhe 114 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 6.058 persona, kurse numri i rasteve aktive është 4.020.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Përfundon numërimi në Bashkinë e Finiqit, PS kryeson me 2511 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Finiq ndërsa nga rezultati i publikuar Partia Socialiste kryeson me 2511 vota. Partia...

“E kanë marrë peng Gaz Bardhin?” Arjan Curri i bën pyetjen e sikletshme zyrtarit demokrat

Analisti Arjan Curri gjatë maratonës zgjedhore në Top Channel ka pyetur zëdhënësin demokrat të fushatës, Andi Mustafaj, për Gaz Bardhin. Arjan Curri: Keni informacion për...

Tomë Doshi kalon PS dhe PD në bashkinë e veriut, përfundon zyrtarisht votimi

Bashkia e Vaut të Dejës ka shpallur rezultatin përfundimtar pas numërimit të 53 kutive në total. Si në asnjë bashki tjetër deri më tani, në...

Demokrati i parë fillon mallkimet për Berishën: Të vdesin, se na lanë në opozitë

Partia Socialiste në bazë të shifrave dhe rezultateve që KQZ ka publikuar deri më tani, po korr një fitore tjetër dhe duket se mandati...

Ky është fruti më i keq për shëndetin

Të gjithë përpiqemi të hamë sa më pak fruta dhe perime të cilat janë plot me pesticide, por kjo nuk është e mundur, përveç...

Lajme të tjera

Web TV