COVID-19 mbyll kopshtin dhe çerdhen në Pukë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Pukës ka vendosur të mbyllë kopshtin dhe çerdhen në këtë qytet pas shtimit të të infektuarve me COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale bashkia e bën me dije se është mbyllur çerdhja “Nënë Tereza dhe kopshti “Erjola Lluka”.

Në postim theksohet se mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja do të bëhet pas një njoftimi të dytë.

Postimi i plotë:

Për shkak të rikthimit të rasteve me Covid në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes “Nënë Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.

Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

“PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Gazetarja  Fjorela Beleshi ishte e ftuar në  një emision televiziv ku foli në lidhje me vizitat e fundit të kryeministrit Rama në bashkitë e...

Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence...

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë vjen më poshtë është një...

Lajme të tjera

Web TV