A duhet të jetë Berisha dhe Topalli deputet? Përgjigjet Besnik Mustafaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj beson se emrat që kanë kontribuar në këtë forcë politike dhe tashmë nuk janë më pjesë e nivelit të lartë në këtë forcë politike mund të jenë në listë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka bërë denoncime të guximshme për drogën dhe fenomene të tjera të pushtetit të Edi Ramës dhe ndaj ka kontribut në PD.

Ndërsa për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli tha se është e lidhur me PD-në dhe sipas tij kur bashkëvepron eksperienca me të renë, bëhet diçka e mirë.

“Unë jam një nga kritikët e Sali Berishës që më 2007. Por, në kohën që ai është në opozitë, Berisha ka dhënë kontribut të çmuar në opozitarizëm. Berisha denoncoi drogën, denoncoi një sërë skandalesh. Në këtë kuptim, Sali Berisha ka kontribut në Partinë Demokratike. Në cilësinë e Berishës si deputet, ai mund të themi ka kontribut. Unë jam ndër të parët që kam kthyer disa figura sërish në PD. Unë besoj se të zemëruarit e ikur edhe mund të kthehen. Jozefina Topalli përshembull ka pasur kritika për PD, por është e lidhur me Partinë Demokratike. Ajo mund të jetë propozuar në Shkodër. Kur bashkëvepron eksperienca me të renë, besoj se bëhet diçka e mirë. Rama ka bashkëpunëtor figura që janë të reja, por janë një lloj klani le ta themi. Shoqëria ka eksperiencën për të gjykuar drejt programin tonë dhe kandidaturat”, deklaroi Mustafaj në News24./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Grabitja spektakolare e furgonit me 6 milionë euro

Policia franceze ka nisur një hetim të thelluar pas një grabitjeje spektakolare të një kamioni të blinduar, e cila...

Autoritetet nisin hetime për shenjën rrugore që e paraqiste Pejën si pjesë të Serbisë

Ministria e Transportit e Malit të Zi ka urdhëruar më 7 prill Inspektoratin e Rrugëve që të hetojë rastin e vendosjes së një shenje...

‘Sulmi kibernetik ndaj SPAK’ / Ngjela: Aty ku hyn Uashingtoni nuk vjedh dot asgjë

Gjatë përfundimit të intervistës për Report Tv, avokati Spartak Ngjela ka komentuar edhe sulmin e ditëve të fundit në email-et e SPAK. Sipas tij, ishte një sulm...

Meta nga burgu: Izolimi i orkestruar nga qeveria më ka pamundësuar takimet me zgjedhësit

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier zhvilloi një takim informues sot në zyrat e Partisë së Lirisë, në kuadër të fushatës dhe...

Shenjat që tregojnë se trupit i duhet të pushojë dhe çlodhet

Pavarësisht dëshirës, energjisë, mundësive dhe motivimit për të punuar e për t’u përballur me sfidat e përditshmërisë, trupi ka nevojë për kohën e duhur...

Lajme të tjera

Web TV