Futbollistët shqiptarë rezultuan me COVID-19, anulohet ndeshja e vlefshme për Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet zvicerane kanë vendosur të anulojnë ndeshjen e vlefshme për finalen e turit para-eliminator të Ligës së Kampionëve, mes Dritës së Gjilanit dhe irlandezëve të Linfieldit, e cila ishte programuar për t’u zhvilluar këtë pasdite në orën 18:00.

Vendimi i çuditshëm u është komunikuar klubeve vetëm pak orë më parë dhe duket se lidhet tërësisht me faktin se një prej futbollistëve të kampionëve të Kosovës, mesfushori Namani ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Aktualisht është vendosur vetëm për anulimin e ndeshjes dhe nuk ka asnjë datë tjetër për zhvillimin e saj, ndërsa sipas njoftimit në klubit të Dritës, vendimi për fatin e ndeshjes pritet të merret nga Komisioni i Disiplinës në ditët e ardhshme.

Ndërkohë edhe vetë UEFA ka reaguar me një deklaratë, ku sqaron se vendimi për anulimin e ndeshjes është marrë pasi klubi i Dritës është vendosur në karantinë, duke qenë se dy lojtarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Të fundit

Meta: Padurimi rritet, ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë pak orë nga Konventa, të cilën e ka cilësuar...

FNSH dhe Operacionalja ‘izolojnë’ Fushë-Krujën/ Pika kontrolli në disa akse kryesore

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotme disa pika kontrolli në disa prej akseve...

“Qelbu siç ke trurin”/ Agravon debati mes vajzave në BBV: Ule eksitimin

Pavarësisht se hera herës janë parë të afërta me njëra-tjetrën, Erjola dhe Egla kanë patur një debatë të ashpër. Diskutimi mes dy baoreve ka lindur...

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër

Të apasionuar me motorat dhe makinat e epokës së komunizmit, një oficer policie dhe mekanik, rrugëtojnë për 3 vjet në mbarë Shqipërinë, koleksionojnë e...

Bashkëshorti i ministres plagosi drejtorin e ATK-së te Financat, ja çfarë u konstatua

Prokuroria e Tiranës ka pushuar një hetim ndaj bashkëshortit te ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, i cili ishte përfshirë në një konflikt me një...

Lajme të tjera

Web TV