Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të apasionuar me motorat dhe makinat e epokës së komunizmit, një oficer policie dhe mekanik, rrugëtojnë për 3 vjet në mbarë Shqipërinë, koleksionojnë e restaurojnë automjete të vjetra. Puna e Arben Përrenjasit dhe Medi Halilit e lidhur me nostalgjinë po edhe dëshirën për të konservuar e vënë në përdorim këto mjete, merr formë konkrete në muzen “Ron”. Por përtej pasionit e nostalgjisë ka një histori për t’u rrëfyer që lidhet me to, ajo e “Shqipërisë së vjetër motorike”, që publicisti dhe koleksionisti Bajram Peçi e sjell për lexuesin shqiptar në një album të ilustruar me imazhe por edhe fakte pak të njohura.

Me vetëm 160 kilometra rrugë të trashëguara nga  pushtimi 5 shekullor turk, Peçi sjell të dhëna për zhvillimin e sistemit rrugor në imazhe e harta pas shpalljes së Pavarësisë. Jo vetëm që në vitet ’30 Shqipëria do të kishte 2224 km rrugë të ndërtuara, por, siç tregon në katalog, do të ngriheshin edhe kompanitë e para të transportit. Makinat e para hyjnë në vend gjatë Luftës së Parë Botërore. Përmes kronikave autori zbulon se në vitin 1929 Shqipëria ka plot 375 automobila.

Sekuestrimi që u bëhet mjeteve, importimi nga vendet e ish-Bllokut Komunist, bëjnë që shteti komunist gjatë viteve’50 , të shtonte markat e numrin e makinave që arrin në 6000.

Janë makina pune si  traktorë, zjarrëfikëse si  “Jie Fang c-30” nga Kina që ilustron edhe katalogun në kopertinë. Por edhe automobila të prodhuara në Perëndim si “Mercedes Benz” , “Ëolsvagen”, “Fiat” apo  edhe “Lincoln” e prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo foto e Marubit, shkrepur në vitin 1897, fakton në album se biçikletat në vendin tonë janë të kahershme. Imazhi përcjell prej të parave biçikletave në Shqipëri, një për prej të cilave siç tregon autori është sjellë dhe përdorur nga konsulli i Suedisë në Shkodër. Kjo kartolinë sjell një garë çikliste në Shqipërinë e viteve 20, kur vendi ynë ishte ndër të parët në Europë për organizmin e kompeticioneve të tilla. Përmes historikut dhe këtij imazhi Peçi risjell në vëmendje biçikletat e famshme italiane “Bianchi” që u përdorën në prag të Luftës së Dytë botërore nga formacioni “Bersalier” i ushtrisë italiane. Marka të tjera janë po ashtu pjesë e Muzeut në 20 modele të ndryshme, të prodhuara në Europë e Azi.

Lexo edhe :  Tragjedia në Shkodër, sociologu : Krimi një “bukë” e përditshme në shoqërinë shqiptare

Prodhimi i biçikletave në Shqipëri vjen përmes rrëfimit të kryeinzhinierit të Uzinës “Tirana” Stilian Nikollës, që siç thotë vnë ’85-ën vendi ynë prodhonte 500 biçikleta “Tirana dhe “Ylli” në muaj.

Por, muzeu ndërton një histori të mëvonshme edhe përmes 40 motoçikletave nga 10 shtete, motorrave prej tipit “Moto Guzzi” nga Italia, në modele të ndryshme të prodhuara nga ’32-shi e më tej, motorat gjermanë “MZ”, kinezët “Chiang Jiang, ‘Jaëa’ e përdorur edhe nga policia rrugore, deri tek Vespa italiane.

Shqipërinë e vjetër motorike Peçi e sjell të ilustruar edhe në  filateli përmes pullave postare, në kartëmonedha, kartolina, apo edhe në imazhe të koleksioneve dekorative. Sot për këto automobila të koleksionuara janë bërë edhe ekspozitore të ndryshme të përqëndruara kryesisht në kryeqytet.

Po ashtu me interes janë edhe lejet e vjetra të qarkullimit kombëtare e ndërkombëtare që sillen në album, pjesë e koleksionit arkivor të muzeut. Mes tyre pasqyrohet edhe udhëtimi i arkeologut francez Leon Rey, gjatë misionit kërkimor  në vendin tonë. Madje siç rrëfen Peçi makinën e tij tip “Panhard” ai e quante “Miss Albania”.

Për të ambientuar historitë e tyre, në një kohë të mosfunksionimit të denjë të  Parkut të  automobilave të ish-Kinostudios, kineastët po ashtu u janë drejtuar koleksionistëve. Prej muzeut “Ron” që inspiroi edhe këtë album, janë përdorur mjete të ndryshme në disa filma. Kineasti Bujar Alimani i është drejtuar muzeut për produksionet e tij si “Delegacioni”, “Kadillaku dhe manaferra”, Namik Ajazi për “Portret i pambaruar” apo “Amaneti” dhe Fatmir Koçi për  “Rënia dhe shkëlqimi i shokut Zylo”. Gaz 69, prej modelit të makinave të përdorura nga diktatori Enver Hoxha, pjesë e koleksionit tashmë në gjendje pune janë përdorur edhe  tek filmi “Gjirokastra” i Yuri Arabov me skenar të Ismail Kadaresë./e.t

Të fundit

Pankarta fyese ndaj Theo Hernandez, Federata Italiane merr vendimin për Dumfries

Zyra e Prokurorit të FIGC ka mbyllur hetimin e saj ndaj Denzel Dumfries pasi mbrojtësi i Interit u pa...

Hakohen faqet e institucioneve të Kosovës, ministrja Gërvalla ngre akuza ndaj Rusisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka njoftuar sot se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës. “Rusia...

‘Beleri ka mbaruar!’/ Braçe tregon mesazhin që do të përcjellë Rama më 12 maj në Athinë

Më 12 maj kryeministri Edi Rama nis turin në Europë për të takuar shqiptarët e diasporës në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe...

Andre Villas-Boas zgjidhet presidenti i ri i Portos, Milan “ëndërron” për Conceicaon

Me sezonin drejt fundit, Milan ka nisur të mendoj për të ardhmen, teksa kryefjala mbetet trajneri i ri. Ne Itali janë të bindur se Pioli...

U pajis me urdhër mbrojtje/ Maya reagon pas sherreve me burrin: Jam…

Këngëtarja Maya Aliçkaj ka reaguar për herë të parë pas përplasjes publike që ka pasur me bashkëshortin e saj. Në një intervistë për një...

Lajme të tjera

Web TV