Bashkëshorti i ministres plagosi drejtorin e ATK-së te Financat, ja çfarë u konstatua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka pushuar një hetim ndaj bashkëshortit te ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, i cili ishte përfshirë në një konflikt me një shtetas. Ky i fundit kishte bërë denoncim për rastin.

Ngjarja ka ndodhur 5 muaj më parë në Tiranë në rrugën “Tefta Tashko Koço” në zonën e Pazarit të ri më 20 nëntor 2023. Andri Ibrahimaj është denoncuar në polici nga shtetasi Eri Koshaj me pretendimin se është kërcënuar dhe qëlluar me thikë nga burri i ministres. I dëmtuari Eri Koshaj në kohën kur ka ndodhur konflikti ka pasur detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave.

Sipas burimeve nga prokuroria i dëmtuari në dëshminë e tij ka pretenduar se burri i ministres ka nxjerrë nga brezi një mjet në dukje të mprehtë dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fund shpinës. Këto goditje ndaj drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive janë provuar dhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Sipas raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore thuhet se provohet se në trupin e shtetasit Eri Koshaj janë konstatuar dremishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet mprehës.

Burime nga policia bëjnë me dije se blutë e kryeqytetit kanë referuar materialet në prokurori në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet procedurale të referuara nga policia, por ka vendosur më pas që ta pushojë çështjen. Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i konfliktit, ndërsa burime nga Prokuroria thonë se i dëmtuari pretendon se ka ndodhur për shkak të detyrës që ai mbante dhe se burri i ministres Ibrahimaj i kërkonte të jepte dorëheqjen./e.t

Të fundit

“Shihemi së shpejti” tragjedia e ushtarëve francezë që mbijetuan nga tmerret e Luftës

Nga Leonard Veizi Më së shumti duket sikur e gjithë historia e bëmave të Luftës së Parë Botërore është e...

Mos lejoni që për protestat në Gaza të mbyten ato që thonë studentët

Nga Nesrine Malik   Në një ditë të nxehtë të javës së kaluar, trotuaret jashtë Universitetit të Kolumbias po ngriheshin. Rreth 200 protestues u mblodhën, duke...

“Qyteti perfekt nuk ekziston”/ Veliaj: Tirana në ditët më të mira. Nuk kam asnjë pishman

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, Tirana sot po jeton ditët e saj më të mira. Në një intervistë me gazetarin Sokol Balla për ‘Real Story’, nga...

Betimi i Belerit Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese pse nuk e lejoi

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur arsyetimin e vendimit që nuk lejoi Alfred Belerin të marrë leje të posaçme nga burgu, me qëllim betimin si kryebashkiak...

Lista të hapura, Basha harron premtimin

Lulzim Basha u zotua se deri në muajin mars do të kishte gati listën emërore për deputetët që do të garojnë në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV