I riu sherr me administratorin e hotelit, e qëllon me armë zjarri (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi ka qëlluar me armë zjarri pranë parkimit të një hoteli të vendosur në shëtitoren Lungomare.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi Daniel Zotaj. Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë, pas konfliktit me administratorin e hotelit.

Fatmirësisht nga e shtëna nuk ka pasur persona të plagosur.

“Kapja dhe arrestimi i D. Z. 19 vjeç u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.” thuhet në njoftimin e policisë.

Mbi 19-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

I riu i identifikuar njihet si person i përshirë edhe herë të tjera në konflikte dhe ka precedentë penale, ku është dënuar më parë për vjedhje me dhunë, për inskenim të një rrëmbimi dhe për dhunimin e dy shtetasve.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV