Liga, qeveria dhe rrumpalla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Prof. Dr. Xhevdet Zekaj

Në kohë pandemie duhet pak më shumë seriozitet për të luftuar futboll-Covid-19! Futbolli është në koma prej kohësh, i ndarë me thikë mes suksesit dhe organizimit pothuaj perfekt nga institucioni përkatës, pra FSHF.

Kjo e fundit është shumë hapa para atij që luhet në fushat e blerta. Statute, vendime, infrastrukturë moderne, shtrirje të futbollit në gjithë shqiptarinë, ndërsa ky sport, që luhet në terren, vuan, sepse nuk ka asnjë kacidhe në xhep. Është si thuash “rrno për me tregue”.

Çfarë po ndodh dhe çfarë terapie duhet për të shpëtuar nga futboll-Covid-19? Së pari, Ligji për Sportin! Ai është thembra e Akilit. Pra, Fidel Ylli duhet të intregohet dhe marrë një pozicion edhe më politik e sportiv në të mirë të futbollit.

Madje, Fideli duhet të jetë promotor i zgjidhjes së turpit të KOKSH-it, qoftë edhe me një kandidim për president. KOKSH-i është në koma, por duhet të kthehet në institucion, për të menaxhuar e rigjeneruar ide në ndihmë të sportit.

Të gjitha këto janë llafe, nëse qeveria dhe Parlamenti nuk merr parasysh kërkesat e aktorëve të futbollit. Qeveria duhet të bashkëpunojë dhe dëgjojë Ligën, FSHF-në, klubet për ta shpëtuar e institucionalizuar futbollin. Jo për oksigjen e zgjidhje kovidiane, por me ligj të miratuar për të mirën e sportit.

Për sa u përket klubeve, kemi modele të suksesshme, si Skënderbeu, Partizani, Kukësi, Laçi etj., që prodhojnë futboll, por dinë edhe të gjenerojnë të ardhura. Por, klubet duhet të reformohen në vizion, duhet të zgjidhet statusi i tyre, t’i kenë të ardhura të dyta “thërrimet” e FSHF-së, pse jo dhe të bashkive.

Klubet duhet të revolucionarizohen dhe ky hap duhet bazuar në një ligj modern për sportin, në praktikë, të thjeshtë për t’u zbatuar, që të garantojë ardhura financiare dhe benefice të tjera fiskale e tatimore. Duhet tejkaluar medoemos rrumpalla aktuale. Ndryshimi i madh që ka vetë FSHF-ja duhet përçuar te futbolli në bazë.

Ne e kemi rrumpallë edhe vetë Ligën. Shoqata e trajnerëve nuk ekziston, sindikata e futbollistëve profesionistë më duket se jeton vetëm në letër e deklarata publike, për të mos folur për statusin e futbollistit të Kategorisë së Parë, të Dytë etj.

Kjo rrumpallë duhet të zgjidhet institucionalisht dhe jo të mbetet objekt dëshirash të një ministri, deputeti, apo edhe kryeministri, duke u përqasur me modelet më të mira evropiane, ku duam të shkojmë.

Lexo edhe :  Spekulimi politik me votat e shqiptarëve nga Greqia, lakmus i sovranitetit të opozitës

Futbolli realisht kërkon që edhe qeveria të çlirojë lotaritë sportive, duke i disiplinuar qartësisht ato. Në Republikën e Shqipërisë të gjithë luajnë loto online, vetëm se tani buxheti i shtetit, rrjedhimisht edhe i sportit, nuk merr asnjë kacidhe.

Pra, vetëm qeveria dhe futbolli humbasin. E para nuk vjel të ardhura nga tatimi i munguar, duke i marrë indirekt frymën edhe futbollit, tek i cili duhet të shkojë një përqindje e konsiderueshme e të ardhurave nga ky aktivitet.

Pra, nga mbyllja e basteve në vendin tonë nuk po përfiton askush, sepse “fanatikët” luajnë online, ndërsa në buxhetin e shtetit dhe atë të sportit nuk shkon asnjë kacidhe. Me të vërtetë një vetëvrasje financiare!

Çështja nuk është propagandistike, sa për fasadë, por jetike. Duhet menduar si ta shpëtojmë sportin, futbollin në veçanti, jo me fushata sezonale, as me fjalë e projekte të bukura në letër, që mbeten aty.

Mjaft me shumë zhurmë për asgjë, duhet veprim konkret e radikal, unifikim shtetëror dhe sportiv në këtë drejtim. Liga, qeveria, klubet…, kërkohet unison dhe lobizëm në të mirë të futbollit. Që edhe kjo lojë magjike në vendin tonë të mos falimentojë si mjaft aktivitete të tjera publike në këto kohë të tmerrshme kovidiane.

“Paga lufte” mund të japë FSHF-ja, mund të akordojë fonde të konsiderueshme edhe UEFA me FIFA-n, por nëse klubet tona nuk gjenerojnë vetë të ardhura, nuk ndihmohen nga një Ligj për Sportin adekuat dhe evropian, atëherë fushat e blerta të stadiumeve të bukura do të ishte më mirë t’i kullotnin bagëtitë, t’i mbillnin misër, grurë a patate…

Sepse nuk ka asnjë kuptim të ndërtosh stadiume të reja e të bukura, dhe brenda tyre të mos kesh produkt real e konkurrues sportiv. Nëse mbetemi në këtë suazë, vetëm ngopemi me fasadën, pa pasur thuajse fare përmbajtje.

Pa u bërë bashkë këto të dyja, futbolli dhe sporti në vendin tonë do të jenë në kufijtë e mbijetesës. Që do të thotë, më mirë të kalohet në amatorizëm, duke u larguar e jo afruar me Evropën në këtë drejtim me qindra vite…

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV