Për 6 vite iu fsheh drejtësisë, ekstradohet drejt Kanadasë 39-vjeçari shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 39-vjeçar shqiptar është ekstraduar paraditen e së martës drejt Kanadasë, ku ishte shpallur në kërkim si përgjegjës i një askidenti ku kishte humbur jetën një shtetase kanadeze në vitin 2014, në Richmond, Kanada.

Ai është arrestuar 1 vit më parë në vendin tonë dhe pas procedurave ligjoe të ndjekura në Shqipëri ai është ekstraduar në bazë të urdhër-arrestit të datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia.

Njoftimi i plotë
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ditën e sotme, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Republika e Shqipërisë drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar E. K., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar E. K.

Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas./ Ar.Ha /Fjala.al

Të fundit

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Në aeroportin e Vlorës është ulur avioni i parë. Bëhet fjalë për fluturimin e parë certifikues. I pranishëm ishte edhe kryeministri...

Rama u bën thirrje emigrantëve në Greqi: Dorëzoni zarfet, kanë mbetur vetëm 48 orë

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë për shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare...

10% e të pasurve të botës përgjegjës për rritjen e temperaturës globale që nga viti 1990

Një studim i ri i botuar në revistën Nature Climate Change tregon se 10% më të pasurit e planetit janë përgjegjës për rreth 65%...

Ja çfarë duhet të konsumoni për kujtesë dhe mendje të fortë!

Kur flasim për kujdesin ndaj organizmit, ka me qindra mënyra dhe këshilla që nga ushqimet e duhura, deri tek kufizimi i mendimeve negative dhe...

Liderët botërorë të shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Indisë dhe Pakistanit

Udhëheqësit botërorë kanë shprehur shqetësim për përshkallëzimin e konfliktit midis Indisë dhe Pakistanit, pasi India nisi sulme ajrore në Pakistan dhe Kashmirin e kontrolluar...

Lajme të tjera

Web TV