Robin Williams, vetëvrasja e aktorit të madh të komedisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

12 gusht, 2014, bota e artit humbi një ndër humoristët më të dashur. Lajmi për vdekjen e aktorit Robin Williams tronditi Hollivudin, admiruesit e veprës së tij si dhe komunitetin piktoresk në Gjirin e San Franciskos ku ai jetonte. Policia u thirr në banesën e tij. Analizat fillestare treguan se ai mund të ketë vdekur nga asfiksimi, në një akt vetëvrasjeje. Në organizmin e aktorit u gjetën gjurmë të 4 medikamenteve: dy antidepresantë dhe dy me përbërje kafeine. Në ditën që vendosi të vriste veten, aktori nuk kishte konsumuar alkool.

Aktori vuante prej kohësh nga depresioni klinik. Po prej kohësh dihej se Williams luftonte me drogën dhe alkoolin. Por vetëm një muaj para vetvrasjes ai kishte pranuar të shkonte në një klinikë rehabilitimi.

Talenti i tij e ndihmoi të kalonte në botën e filmit, ku krijoi personazhe të paharruara përmes komedisë fizike, aftësisë imituese dhe origjinalitetit në interpretim. Ndër rolet e tij më të njohura mbetet prezantuesi irritues, ofendues dhe i paparashikueshëm i një emisioni në radio në filmin “Good Morning Vietnam”; një baba i pezmatuar nga ndarja prej fëmijëve kur divorcohet nga gruaja, i cili përpiqet me çdo mënyrë të jetë pranë tyre në filmin “Mrs. Doubtfire”. Një mjek që përveç talentit profesional sjell edhe shpirtin human pranë pacientëve në filmin “Patch Williams”. Dhe psikoanalisti që arrin t’i tregojë rrugën e shpëtimit një të riu në filmin “Good Will Hunting”, për të cilin ai fitoi edhe çmimin Oscar.

Talenti i tij është përshkruar si elektrizues dhe ngjitës. Kolegët e tij nuk pranonin të dilnin në skenat e klubeve të komedisë pas interpretimit të tij. “Të interpretosh pas Robin Williams është njësoj si të përpiqesh të krijosh hilaritet pas përfundimit të Luftës Civile,” pat thënë humoristi Billy Crystal.

Lexo edhe :  Kulla e Ali Hoxhës/ 200 vite histori, godina që sfidoi pushtuesit

Por ai ishte mbi të gjitha një njeri i thjeshtë, që nuk e lejoi famën ta ndryshonte. Për kolegët dhe njerëzit që e njihnin nga afër ai ishte një njeri me shpirt të gjerë dhe të ngrohtë.

E veja e Robin Williams, Susan, ka folur rreth vështirësive që bashkëshorti i saj ka hasur para se të ndahej nga jeta dhe cilat ishin fjalët e fundit që ajo i tha aktorit. Në një intervistë të dhënë për “The Times”, Susan ka zbuluar se Robin ka pësuar një gjendje paniku në xhirimet e filmit “Night at the Museum: Secret of the Tomb”, pasi nuk mund të kujtonte një pjesë të skenarit.

Aso kohe, presidenti Barak Obama e vlerësoi aktorin Robin Williams si “interpretues i një lloji të veçantë, i cili prekte “çdo element të shpirtit njerëzor.”

Williams ishte 63 vjeç. Ai la pas gruan si dhe dy djem dhe një vajzë nga një martesë e mëparshme.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shkollë e re në Astir/ Manastirliu: Premtim i mbajtur për komunitetin e kësaj zone

Në një nga hapësirat urbane që po njeh një zhvillim të jashtëzakonshëm që ndodhet në njësinë Administrative 14, po...

Michelle Obama sqaron thashethemet për divorcin me Barack Obamën

Michele Obama i ka hedhur poshtë lajmet për një divorc mes saj dhe Barack. Ish-Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama ka...

Projekti për ish-Uzinën e Autotraktorit, Hoxha-opozitës: S’ka arsye për t’u shqetësuar!

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njëherësh drejtues politik i njësisë 1 në Tiranë, komentoi akuzat e opozitës se projekti për Ish Uzinën e Autotraktorëve...

Pas kallëzimit të Këlliçit, Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku raportohet se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se marrja në pyetje e Maznikut është bërë...

Doktor hajduti

Ylli Pata Doktor hajduti, alias Sali Kulla, ka zbuluar së fundmi se Amerika nuk është ai që thoshte kurvi: Ai xhandari ndërkombëtar, ajo luftënxitësja, ajo...

Lajme të tjera

Web TV