Tirana vijon stërvitjet në Pogradec, midis largimeve dhe afrimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfirmohen 7 të larguar, dy janë ende pezull dhe 4 përforcime të rej për bardheblutë. Kampionia e sapokurorëzuar e Shqipërisë, Tirana, bardheblutë kanë nisur përgatitjet për duelin e turit të parë eliminator të Ligës së Kampioneve. Kështu, sipas burimeve zyrtare pranë klubit të Tiranës, aktualisht janë 21 lojtarë që po stërviten në Pogradec nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo.

Përpara se të mësonte të dielën skuadrën me të cilën do të përballet në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve, Tirana është zhvendosur në Pogradec, për të vijuar atje përgatitjet për atë që do të jetë një përballje me një takim të vetëm. Për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi korona, kampionia e sapokurorëzuar, për të 25-ën herë në histori, e Shqipërisë, do të ndeshet me kampionen e Gjeorgjisë, Dinamon e Tbilisit, në një takim të vetëm, të cilin shorti e caktoi të luhet në fushën e kësaj të fundit.

Dhe duke qenë se edhe situata e krijuar nga epidemia nënkuptoi se kontratat e një numri lojtarësh kishin skaduar, bardheblutë kanë nisur përgatitjet mbi bazën e një grupi që ndryshon numër dhe përmbajtje. Kështu, sipas burimeve zyrtare pranë klubit të Tiranës, aktualisht janë 21 lojtarë që po stërviten në Pogradec nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo.

Po të njëjtat burime, kanë sqaruar përveç Albi Dokës të larguar më herët për në Kroaci, janë konfirmuar të hënën si zyrtarisht të larguar edhe 6 futbollistë të tjerë, e më konkretisht Edvan Bakaj, Lancinet Sidibe, Erando Karabeci, Edon Hasani, Ismael Dunga dhe Mario Morina.
Ndërkaq, ende nuk janë përfunduar negociatat sa i përket futbollistit britanik, Majkëll Ngo’o, i cili aktualisht ndodhet në Londër dhe veteranit Tefik Osmani. Ndërkohë, janë konfirmuar si të ardhur Albion Avdijaj, Kristijan Toshevski, Ardit Toli dhe Jurgen Vrapi. Në atë që do të jetë një provë gjenerale para kthimit në Tiranë, bardheblutë do të luajnë të enjten në mbrëmje një miqësore me Pogradecin në Stadiumin “Gjorgji Kyçyku”./Fjala.al

Të fundit

Revoltohet Adriatik Lapaj: Kur do më provoni, kur të shkoj 62 vjeç?

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, në studion e “Debat” , deklaroi se ashtu siç bëjnë shumë të...

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të ndihmave humanitare GHF, e cila ofron ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza....

Grushti paqësor i shtetit në Katar: Hamad bin Khalifa Al Thani merr pushtetin nga i ati

27 qershor 1995 Më 27 qershor 1995, në një ngjarje të paprecedentë për Lindjen e Mesme, Sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani rrëzoi nga pushteti...

Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë, sa ishte magnituda

Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në vendin tonë. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve...

Studimi: Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht në aftësinë kritike të mendimit

Një studim i fundit nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) ka ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në aftësinë kritike të...

Lajme të tjera

Web TV