12 gusht 1955/ Thomas Mann, jeta fatkeqe e kolosit të letërsisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tomas Mann është ndër shkrimtarët, pa të cilët panorama letrare e shek.XX do të qe e mangët. Ai është një ndër figurat më madhore të gjithë letërsisë dhe kulturës evropiane të shekullit të njëzet

“Mërzia është në vet aktin e të ekzistuarit. Njeriu tërë jetën e përshkon duke kërkuar kuptim, projekton qëllime dhe jeton në të ardhmen. Krejt kjo që t’i ikë përballjes me të tashmen. Por kjo arratisje e njeriut nga e tashmja, nga çasti, nuk është asgjë tjetër veçse “shpërdorim i kohës”. Këtë mesazh përpiqet të na jap shkrimtari gjerman Thomas Mann në romanin e tij “Mali Magjik”, që njihet si kryevepra e letërsisë gjermane…

…Tomas Mani, ky “poeta doctus” klasik, është ndër shkrimtarët, pa të cilët panorama letrare e shek.XX do të qe e mangët. Ai është një ndër figurat më madhore të gjithë letërsisë dhe kulturës evropiane të shekullit të njëzet. Por ai njihej ndryshe dhe si shkrimtari gjerman poliedrik një kolos i letërsisë së të gjitha kohërave. Dhe jo vetëm për stilin e thekshëm dhe të patejkalueshëm, as për shumëllojshmërinë e krijimtarisë, duke filluar nga tregime në romanin-lum deri tek eseja politike, por edhe për thellësitë e mëdha intelektuale si dëshmitari civil i atyre kohë që ai e dinte si t’i mishëronte. Shkrimtarëve gjermanë ju pëlqen t`i përshkruajnë me shumë hollësi figurat e tyre, t`i përshkruajnë me saktësinë e një filmi, çfarë pamje kanë ata, si jetojnë, çfarë mendojnë dhe çfarë ju ndodh. Tregimtar i tillë është kryesisht, Tomas Man me romanin e tij të jashtëzakonshëm “Budenbrokët”, që flet për shkatërrimin e një familjeje tregtarësh nga Lybeku.

Nisja
I lindur më 6 qershor 1875 në Lübeck, ai ndoqi gjimnazin në të njëjtin qytet, por me rezultate jo të shkëlqyera. Në 1894 ai u shpërngul në Mynih ku u regjistrua në Universitet. Në 1905 martohet, goditur nga bukuri dhe inteligjenca vajzërore e Katia Pringsheim, e bija e një prej njerëzve më të pasur në kryeqytetin e mbretërisë së Bavarisë.
Thomas dhe Katia bënë udhëtimin e tyre të dasmës në Zyrih, ku, edhe pse të këshilluar nga gjinekologu (i cili sugjeroi znj Mann të mos ketë fëmijë në vitet e para të martesës, nisur nga gjendja e saj delikate), ngjizën bijën Erika, fëmija e parë e çiftit. Megjithatë çifti fuqimisht dëshironte një mashkull dhe më pas, një vit më vonë, erdhi edhe Klaus, shkrimtar i ardhshëm në gjurmët e të atit. Më vonë çifti Mann solli në jetë Golo dhe pastaj Monika. Në vitin 1918 lind Elisabeth dhe më në fund Michael.

Botimet
Në këtë moment të kohës, puna letrare e Thomasit është gjithnjë e më furishme: romani i tij i parë i madh “Buddenbrooks” botuar në vitin 1901, pasuar nga “Tristan” (gjashtë tregime të shkurtra, duke përfshirë edhe të famshmin “Tonio Kroger”) dhe, më 1909, një tjetër kryevepër e madhe, “Royal Highness”, u përqëndrua në figurën e princit Klaus Heinrich, i cili mbretëronte në një shtet të vogël imagjinar, dhe në jetën e tij të ngurtë brenda rregullave të rrepta. Në fund të tregimit princi do të martohet me vajzën e një miliarderi amerikan.
Në vitin 1912 ai botoi ”Vdekja e Venedikut”, një roman i shkurtër që synonte të provokonte një reaksion të madh për shkak të pedofilisë së dukshme të protagonistit. Një histori dashurie dhe vdekjeje, e cila është gjithashtu një metaforë e ashpër e dekadencës estetike të Europës së vjetër.
Më 1914 me esenë “Mendimet e Luftës”, Mann mbështet çështjen gjermane në konflikt të hapur me vëllain e tij Heinrich, një pacifist i bindur. Në fund të luftës dalin “konsideratat e një apolitiku”. Në vitin 1919 u botua novela “Qeni dhe i zoti”, ndërsa në vitin 1924 doli kryevepra “Mali i magjepsur”.
Në vitin 1926 ai fillon tetralogjinë biblike “Jozefi dhe vëllezërit e tij”, në të cilën ai do të punojë për 15 vjet, dhe që përfshin: “Historitë e Jakobit”, “Djaloshi Jozef”, “Jozefi në Egjipt” dhe “Josefi ushqyes”. Historia biblike bëhet një tregim sugjerues që bashkon mitin dhe psikologjinë, kërkimin dhe epikën. Në vitin 1929 mori çmimin Nobel për romanin “Buddenbrook”.

Lexo edhe :  “Nuk është aspak e vërtetë”! Pretendimet e gazetarit izraelit, reagon Rama

Mërgimi
Në vitin 1933 ai filloi mërgimin e tij: së pari në Zvicër, pastaj në Shtetet e Bashkuara, ku ai pranoi postin e profesorit në Universitetin e Princeton. Në vitin 1936 ai zyrtarisht mori një qëndrim kundër diktaturës naziste; në Gjermani, ndërkohë i hiqet shtetësia gjermane dhe pasuritë i konfiskohen. Në vitin 1939 është botuar romanin “Luftë në Weimar” dhe historia indiane “Kokat e shkëmbyera”, pastaj në vitin 1947 del manifesti i madh estetik në formën e romanit, që është “Doktor Faustus”.
Në vitet në vijim shkrimtari është i mërzitur nga një seri fatkeqësish: në vitin 1949 djali i tij Klaus bën vetëvrasje; Vitin e ardhshëm vdes vëllai i tij më i ri Viktor; në vitin 1950, vëllai tjetër Heinrich gjithashtu vdes.

Fundi
Në vitin 1951 lëshoi romanin “Të zgjedhurit” dhe Mann u vendos përgjithmonë në Kilchberg, në Liqenin e Zyrihut, ku vazhdon të punojë deri në vdekjen e tij. Në vitin 1953 shfaqet tregimi “Mashtrimi”; në vitin 1954 “Rrëfimet e kalorësit të industrisë Felix Krull”, suksesi i tij i fundit i madh.
Thomas Mann vdes nga kolapsi më 12 gusht 1955.

Thënie nga Thomas Mann

“Njeriu i paedukuar nga dhimbja mbetet gjithmonë fëmijë”.
“Vdekja është më pak punë e atij që vdes, sesa e atyre që i mbijetojnë”.
“Toleranca bëhet krim kur aplikohet tek e keqja”.
“Për disa është e pamundur që të mos gabojnë rrugë, pasi për ata nuk ekziston një rrugë e duhur”.
“Lumturia nuk është të të duan: kjo është vetëm një miklim i sqimës përzier me neveri. Lumturia është të duash ti”.
“Kush është i lumtur nuk lëviz”.
“Aftësia për të gëzuar kërkon kulturë dhe kultura është gjithmonë e barazvlefshme me aftësinë për të gëzuar”.
“Në terma afatgjatë, një e vërtetë që na lëndon është më mirë se një gënjeshtër e volitshme”.
“Bukuria mund të na depërtojë si një dhimbje”.
“Të jesh artist ka nënkuptuar gjithmonë të zotërosh ëndrrat dhe arsyen”.

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Lajme të tjera

Web TV