Akuzat për mungesë ilaçesh/ Spitali Covid 2: S’mungon asgjë, na lini të bëjmë punën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas publikimit të mesazheve të qytetarëve nga ana e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia se në spitalin covid-2 s’ka as ilaçe, vjen reagimi i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Në reagim thuhet se pacientëve iu ofrohet terapi e plotë dhe se nuk mungon asnjë medikament. Po ashtu ftohen politikanët të lejojnë mjekët të bëjnë punën e tyre.

Deklarata e plotë e spitalit:

Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.

Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV