Konventa e Demokratëve në SHBA, Balla ftohet të marrë pjesë në Forumin e Liderëve Ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje


Ndërkohë që pandemia e vazhdueshme po sfidon zgjedhjet dhe proceset demokratike globale, Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) do të mbajë forumin e saj të parë virtual për pjesëmarrësit ndërkombëtarë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla është ftuar të marrë pjesë në këtë Forumin që do të mbahet me datë 17-20 gusht që përkon me javën e Konventës Kombëtarëve të Demokratëve në SHBA.

Përmes një postimi në “Twitter”, Balla deklaron se ftesën për të marrë pjesë në këtë forum e ka marrë nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

Sipas Ballës, ky forum do t’u ofrojë pjesëmarrësve ndërkombëtarë një mundësi për të marrë pjesë në diskutime panelesh mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA, çështjet e politikës së jashtme dhe të brendshme si dhe temat me interes global.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Faleminderit Ambasadorit Dereck Mutchel, Drejtorit Ekzekutiv të NDI që më ftuat për të marrë pjesë në Forumin Virtual Ndërkombëtar të Liderëve 2020, gjatë javës 17-20 gusht të Konventës Kombëtare Demokratike.

Edhe pse virtual, Forumi i Demokratëve në SHBA do të sigurojë për të gjithë ne pjesëmarrësit ndërkombëtarë një mundësi për të marrë pjesë në diskutime në panele mbi zgjedhjet presidenciale të SHBA, çështjet e politikës së jashtme dhe të brendshme dhe temat me interes global për zgjedhjet“, shkruan Balla.
/Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV