Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të mërkurën paralajmëroi Iranin kundër çdo ndërhyrje në Liban, pas shpërthimit në një port javën e kaluar, që ka shkaktuar një krizë politike në vend.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin iranian, Hassan Rouhani, Macron theksoi “domosdoshmërinë për të shmangur çdo ndërhyrje nga jashtë dhe për të mbështetur vendosjen e një qeverie e cila mund të menaxhojë emergjencën”, njoftoi zyra e Macronit, raporton Reuters.

Qeveria e Libanit dha dorëheqjen këtë javë pas demonstratave që shpërthyen duke kërkuar llogari për shpërthimin në portin e Bejrutit, nga i cili mbetën të shkatërruara lagje të tëra të qytetit.

Irani ka një ndikim të madh në Liban, përmes grupit shiit Hezbollah, i cili ishte i përfaqësuar fuqishëm në qeverinë në largim, dhe ka një aleancë me fraksionin e presidentit libanez, Michel Aoun.

Shpërthimi më 4 gusht, i cili la 171 njerëz të vdekur, sipas autoriteteve ndodhi në një depo të kimikateve, të cilat ishin ruajtur pa masa të sigurisë.

Macron, i cili ishte udhëheqësi i parë botëror që vizitoi Bejrutin pas shpërthimit, ka marrë rolin kryesor në koordinimin e reagimit ndërkombëtar dhe në fundjavë kryesoi një konferencë të ndihmës humanitare, e cila arriti të sigurojë më shumë se 250 milionë euro./REL

Të fundit

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Lajme të tjera

Web TV