Kamera kap vajzën duke dhënë para te ‘Shefqet Ndroqi’

Një qytetar denoncon korrupsionin me infermierët te “Shefqet Nroqi” , teksa thotë se i paguan ata nga 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për t’i shërbyer babait të tij.

E në momentin e intervistës, ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e respiratorit.

“Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, bën 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro”, thotë ai.

E ndërsa kamera filmon, në derën e spitalit dallohet një vajzë e re që nga portofoli nxjerr një kartëmonedhë dhe ia jep një personi që ndodhet në pjesën e brendshme, shkruan Tema.

Ashtu siç aludon kronika në fjalë: “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.

la.mi/Fjala.al