Teknologjia 5G/ VOA: Shqipëria pjesë e nismës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është bërë pjesë e grupit të vendeve që i janë bashkuar nismës së Shteteve të Bashkuara Clean Network (Rrjet i pastër) e cila synon t’i kundërvihet asaj që shihet si një kërcënim afatgjatë ndaj privacisë të të dhënave, sigurisë dhe të drejtave të njeriut nga ana e aktorëve autoritarë, si Partia Komuniste Kineze. Vendet që i janë bashkuar nismës angazhohen që të mbrojnë rrjetet e tyre 5G, ndërsa operatorët e tyre të telekomunikacionit kanë pranuar të përdorin vetëm furnizues të besueshëm.

“Ne të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë, duhet të kemi pikëpamje dhe plane të qarta për mënyrën se si duhet të arrijmë objektivat tanë: mbrojtjen e qytetarëve nga çdo kërcënim, mbrojtjen e demokracisë. Vetëm kështu do të jemi më të fortë dhe të gatshëm për të përballuar çdo sfidë”, theksoi të enjten në një postim në Twitter ministrja shqiptare e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ndërsa ripostoi një mesazh të mëhershëm të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila shprehej “krenare të shoh Shqipërinë dhe vende të tjera t’i bashkohen SHBA-ve në Rrjetin e pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga furnizues jo të besueshëm.Një vendim i rëndësishëm strategjik në mbrojtje të infrastrukturës kritike”.

Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo po udhëheq një fushatë amerikane në Evropë kundër firmës Huawei dhe kompanive të tjera kineze që administrata e Presidentit Donald Trump i akuzon për ndarjen e të dhënave sensitive dhe informacioneve personale me aparatet e sigurisë të Kinës./VOA/Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Lajme të tjera

Web TV