Radhët në Kakavijë/ Xhaçka: Sigurohen tualetet, ushqim e ujë për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shkuar vetë në pikën kufitare të Kakavijës, aty ku prej dy ditësh janë krijuar radhë kilometrike për shkak të masave ekstreme të vendosur nga pala greke.

Xhaçka tha se Ministria e Jashtme është në bisedime me palën greke për të rritur kapacitete e punës dhe të bëhet zgjatja e orarit përtej 22:00 duke punuar edhe natën në mënyrë që qytetarët të kalojnë dhe të mos presin më në radhë.

Ministrja tha se në ndihmë të qytetarëve të bllokuar janë çuar tualete të lëvizshme dhe po sigurohet kushte higjieno sanitare për të siguruar mbrojtje në kohë pandemie dhe po u çohet ujë dhe ushqim.

“Jemi duke ndjekur me shumë vëmendje situatën në pikat kufitare me Greqinë, Qeveria është e angazhuar së bashku me emergjenca civile ku kemi ardhur për ta ndjekur në vend situatën.  Mbas vendimit të autoriteteve greke për të vendosur marrjen e certifikatës për një tampon negativ për çdo qytetar që kalon kufirin dhe izolimin për 7 ditë në Greqi. Po bëjmë shumëçka që të gjithë qytetarëve të mos u mungojnë nevojat bazike. Jemi koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të sjellë mjekë dhe ambulanca për qytetarët që kanë nevojë dhe për të marrë masat për të krijuar kushtet higjieno-sanitare për të mos rrezikuar më shumë në kohë pandemie. Me ministrinë e Infrastrukturës kemi sjellë tualete të lëvizshme për ti ardhur në ndihëm qytetarëve dhe bashkë me bashkitë e Dropullit dhe Gjirokastrës po koordinojmë pajisjen me ushqim të të gjitha familjeve që janë në pritje. Ministria e Jashtme është duke komunikuar intensivisht me palën greke, për të bërë të mundur rritjen  e testimeve deri në 330 tamponë për orë, por me perspektivën për ti shtuar edhe më këto kapacitete. Jemi në bisedime Intensive që orari i punës në pikën kufitare të zgjatet përtej orës 22:00 dhe puna të vijojë edhe natën. Kjo nuk është një situatë e vendosur vetëm për Shqipërinë, por mund t’ju them që jemi dukem marrë të gjitha masat që rregullat që ata kanë vendosur jo t’i zhbëjmë por të bëjmë çfarë është e mundur që të shtojnë kapacitete dhe punojnë përtej orës së vendosur. Jemi këtu për të treguar vëmendjen maksimale të qytetarëve që kanë mbetur nga kjo anë e kufirit dhe jo nga ana tjetër. Është një situatë që për fat të keq që janë përballur jo vetëm vende jashtë BE por dhe vende të BE. Kjo është krijuar nga vështirësitë e pandemisë dhe po punojmë intensivisht që kjo situatë të zgjidhet një orë e më parë. Zgjatja e orarit dhe rritja e intensitetit të punës janë ende tema që po diskutohen intensivisht”, tha Xhaçka.

Lexo edhe :  Shqipëria “pushtohet” nga turistët, fluks rekord në hyrje-daljet nga Durrësi

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83 të tjerët seanca e 3...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

Lajme të tjera

Web TV