Spektakël është duke dhuruar ndeshja Barcelona-Bayern Munih e vlefshme për fazën çerekfinale të Uefa Champions League.
Gjermanët janë duke fituar me një rezultat të thellë përballë spanjollëve. Ekipi bavarez kaloi në avantazh që në minutën e ‘4 të takimit, por tre minuta më vonë një autogoli i David Alabas vendosi baraspeshën momentale.
Bayern kaloi sërish në avantazh, pasi në minutën e ’22 ka qenë Ivan Perisiç i cili ka gjetur rrugën e rrjetës. Në minutën e ’28 arriti të shënonte dhe Gnabry duke e çuar në 1-3 rezultatin. Ndërsa në minutën e ’31 Tomas Muller shënoi golin e 4katërt për ekipin e tij dhe të dytin personal në këtë ndeshje.
Bavarezët e Flik, vijnë në këtë takim, si favorit në letër, duke u nisur nga forma e shkëlqyer që ishin duke kaluar kohët e fundit. Ndërkohë nga ana tjetër, pas dështimit në kampionat, të besuarit e Setien, do të tentojnë të tregojnë dhëmbët në Champions, të udhëhequr nga ylli argjentinas Lionel Mesi./En.Br./Fjala.al