Surprizat nuk kanë fund në “Estadio Jose Alvalade” të Lisbonës, Portugali aty ku po luhet Manchester City – Olimpik Lyon, duel i vlefshëm për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Francezët kanë arritur të kalojnë sërish në avantazh përballë anglezëve , madje këtë herë me dy gola diferencë.
Ka qenë i sapofuturi në fushën e lojës Moussa Dembele i cili ka shënuar dopietë në minutën e ’79 dhe ’87 të takimit, duke shtangur ekipin e Guardiolës.
Lyon arritit të gjente rrugën e rrjetës në minutën e ’24 të takimit me Maxwel Cornet, por në minutën e ’69 Kevin De Bruyne barazoi momentalisht rezultatin për anglezët.
/En.Br./Fjala.al