Xhaçka flet nga Kakavija: Më vjen keq, por ishte vullneti i tyre që lëvizën në kohë të pazakontë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u ka bërë thirrje qytetarëve nga Kakavija që të rikthehen në banesat e tyre dhe të mos torturohen.

Ministrja deklaroi se i vjen shumë keq që shumë nëna, fëmijë dhe pleq janë ekspozuar te kjo torturë, por sipas saj ishte vullneti i tyre për të lëvizur në një kohë të pazakontë.

“Jemi në bisedime me palën tjetër që të shtojë ritmin dhe të kalojnë sa më shumë persona që të jetë e mundur. Por në momentin kur të mbyllet kufiri, duhet të kthehen nëpër banesa, të kenë një çati në kokë, e të mos rrinë në këtë zheg. Më vjen shumë keq që shumë nëna, fëmijë dhe pleq, janë ekspozuar te kjo torturë gjatë këtyre ditëve, por ishte vullneti i tyre. Kanë lëvizur në një kohë të pazakontë, në një kohë kur nuk mund të sillemi si normalisht. Shteti fqinj mund të kishte vendosur ta mbyllte fare kufirin, çfarë mund të kishim bërë? Kjo kategori udhëtarësh kanë pasur mundësi të lëvizin, por janë të detyruar t’i nënshtrohen masave dhe kufizimeve, që nuk janë tonat”, tha ministrja./En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Berisha bllokon te ardhmen”/ Nisin lëvizjet për reformimin e PD-së! Së shpejti Foltore 2

“Unë mendoj që Partia Demokratike është e dënuar të reformohet”, kështu u shpreh në një intervistë për TCH Ferdinand...

Zjarri në Kopaçez/ Deputeti socialist paralajmëron autorët: Çdo dorë do ta ndjejë ligjin!

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Socialiste për zonën e Delvinës, Ardit Bido, ka reaguar për situatën pas zjarrit të madh në fshatin Kopaçez, ku...

Vatër e madhe zjarri në Qafën e Buallit në Bulqizë, helikopteri në aksion nga ajri

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur edhe në zonën e Qafës së Buallit në Bulqizë, në orët e vona të pasdites së sotme,...

Merr fund telenovela, Victor Gyokeres prezantohet tek Arsenali

Një nga transferimet më të mëdha të verës është bërë zyrtare, Victor Gyokeres është lojtar i ri i Arsenalit. Ai ka qenë i lidhur me klube...

NASA njofton largimin e 20% të fuqisë punëtore, ja arsyeja

Sipas një zëdhënësi të NASA-s, numri i punonjësve që do të largohen arrin në rreth 3,870 veta, çka do të reduktojë stafin aktual në...

Lajme të tjera

Web TV