Radhëve të gjata në pikën kufitare të Kakavijës po u vjen fundi. Pavarësisht se ka kaluar ora 22:00, pala greke ka rënë dakord me autoritetet e kufirit shqiptar për të vazhduar punën edhe pas këtij orari.
Tashmë ka mbetur edhe 700-800 m varg automjetesh dhe sipas përllogaritjeve dhe ritmit, radha do të përfundojë për 3-4 orë.
Në çdo një orë në kufi kalojnë 160-170 automjete, të cilat prej 5 ditësh po prisnin në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se pala greke për të përfunduar procesin ka shtuar staf mjekësor për marrjen e tamponëve për qytetarët që kalojnë kufirin.
Deri në këto momente në total kanë kaluar kufirin 3481 qytetarë dhe 1467 automjete.
Pas 5 ditësh në pritje mes mungesës së ujit dhe kushteve të higjienës, emigrantët shqiptarë po kalojnë kufirin për të udhëtuar drejt qyteteve greke ku ata jetojnë dhe punojnë.
la.mi/Fjala.al