Pavarësisht pandemisë dasmat vazhdojnë, gjoba të majme për 4 pronarë lokalesh në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që situata e virusit COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese, shqiptarët vazhdojnë ende të organizojnë ceremoni festive me grumbullime masive njerëzish, të cilat kthehen në vatra infeksionesh.

Së fundmi, policia e Korçë ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë pronarët e 4 lokaleve, pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në Korçë, janë konstatuar konkretisht:
– Subjekti lokal në lagjen nr. 1, në pronësi të shtetasit R. K;
– Subjekti restorant përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht (km 6) në pronësi të shtetasit R. T;
– Subjekti restorant në rrugën nacionale Korçë-Bilisht (km 5) në pronësi të shtetasve S. F., dhe F. F;
Në Pogradec, u konstatua
-Subjekti në lagjen nr. 2, në pronësi të shtetasit G. K., të katërta duke zhvilluar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Një në 10 fëmijë, i kequshqyer”/ Situatë dramatike dhe krizë humanitare në Gaza

Një në çdo 10 fëmijë të kontrolluar në klinikat në Gaza të drejtuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara...

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Një cisternë e huaj është sekuestruar nga Irani në Gjirin e Omanit për kontrabandë të 2 milionë litrave karburant, njoftoi të hënën kreu i...

“Human” – Historia në formën e saj më tërheqëse dhe ngjitëse

Nga Jack Seale “Nuk ndihmoj dot,” thotë Ella Al-Shamahi. “Më kujton Zotin e Unazave!” Nuk është e lehtë të bësh parahistorinë të kuptueshme, por një...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten sot euro dhe dollari

Sot, më 16 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 97.2 lekë dhe shitet 98 lekë. Franga...

Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Auron Tare Video e Bardhës, shitëses së njohur të tregut të perimeve në Sarandë që debatonte me Muçin përfaqësuesin e Bashkisë së Qytetit u bë...

Lajme të tjera

Web TV