Projekt ambicioz për themelimin e një katedre për studime shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përvjetorin e 10-të të vdekjes së albanologut Peter R. Prifti, DIELLI boton fragment nga libri i përgatitur për botim nga vëllai Naum R. Prifti.

Në vitet e parë të dekadës 1970-79, kur banoja në Boston, e solli rasti të njihem me një profesor me origjinë kineze, Peter SH Tang. Profesori Tang jepte leksione në lëmin e shkencës politike në Universitetin Katolik që njihet me emrin “Boston College.”

Njëkohësisht ai ndiqte me interes të madh zhvillimet në Shqipëri, sidomos marrëdhëniet me botën e jashtme. Kjo vinte kryesisht për shkak se Shqipëria në atë kohë ishte aleate e ngushtë e Kinës. Ashtu si Profesori Tang, edhe unë kisha botuar disa shkrime mbi marrëdhëniet shqiptaro-kineze, të cilët i kishin rënë në sy profesorit dhe i kishin bërë përshtypje.

Politika, pra, na bëri të njihemi me njeri tjetrin dhe të miqësoheshim.
Prof. Tang i donte shqiptarët, dhe kjo simpati për ta e nxiti atë një ditë të më propozojë mua që të ndërmerrnim një projekt së bashku, për të ngritur nivelin e studimeve shqiptare në Amerikë.

Të dy ne ishim në pozita të favorshme për të ndërmarrë një project të tillë. Ai ishte i lidhur me një universitet të mirë dhe gëzonte përkrahjen e kolegëve të tij, si dhe të administratës apo drejtorisë në Boston College. Ndërsa unë kisha lidhje të ngushta me shqiptarët e Bostonit si dhe gjetiu në Amerikë.

Në fillim të vitit 1976 bëmë hapat e para për ta bërë Katedrën realitet. U bënë disa mbledhje në Boston College dhe ish e qartë se projekti për Katedrën po merrte hov. Atëherë unë hartova një tekst për të shpjeguar qartazi strukturën dhe synimet e Katedrës, si dhe për të fituar përkrahjem morale dhe material të shqiptarëve të Amerikës. (Shih tekstin “Proposal for a Chair of Albanian Studies.”)

Lexo edhe :  UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore

Kopje të tekstit iu dërguan personave të interesuar brenda universitetit, si dhe udhëheqësve shqiptarë në Amerikë si Prof. Dr. Stavro Skendit, Prof.Dr. Arshi Pipës, redaktorit të gazetës “Liria” në Boston, Dhimitër Nikollës, dhe të Përndershmit Arthur Liolin (meshtar) i Katedralit të Shën Gjergjit në Boston.

Propozimi u prit mirë nga çdo anë. Interesimi në Katedrën vazhdonte të rritej, dhe unë personalisht jam i bindur se Katedra do të themelohej në Boston College qysh në dekadën e 1970-79-ës. Mirëpo më 1976 unë u largova nga Bostoni për në San Diego, për të zënë punë në Universitetin e Kalifornisë në atë qytet.

Si pasojë, projekti për Katedrën ngeli në vend. Nuk doli ndonjë shqiptar në Boston që të vazhdonte punën e kryer deri atëherë, me qëllim që ky projekt fisnik, që do t’i sillte shumë dobi kollonisë shqiptaro-amerikane, të kurorëzohej me sukses.

San Diego, USA
Tetor, 1994/Gazeta Dielli

La/Mi/Fjala.al

Të fundit

U përplas me policët në Theth, Luçiano Boçi: Prishjet janë selektive

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e...

Lufta në Gaza/ Hamas refuzon marrëveshjen për planin e armëpushimit!

Negociatat janë duke u zhvilluar për një armëpushim të mundshëm në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit. Grupi terrorist palestinez po reziston dhe informacionet e...

Shteti bektashi/ Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet!

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për dokumentarin mbi bektashizmin të gazetarit britanik Robert Hackman ne Dritare Tv, konfirmoi se mikroshteti bektashi që ai...

Traktati i Berlinit – Fuqitë e Mëdha ridizenjojnë Ballkanin, shmangin Shqipërinë

13 korrik 1878 - Kongresi i Berlinit Nga Leonard Veizi Në sallonin e ftohtë të diplomacisë europiane, ku globi rrotullohej mbi tavolina bisedimesh të nxehta dhe...

DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010

Lajmi i shuarjes më 12 korrik 2025 i diplomatit gjerman Werner Daum u komunikua në mediat shqiptare, pasi ai ndodhej këto ditë në Shqipëri,...

Lajme të tjera

Web TV