Sytë nga Dyseldorfi, Liga e Evropës njeh sonte finalisten e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi dhe Shahtjori i Donjeckut përballen për biletën e fundit të finales së madhe. Interi dhe Shahtjori i Donjeckut përballen me njëra-tjetrën sonte në Dyseldorf për një vend në finalen e Ligës së Evropës, aty ku i pret Sevilja.

Me mëse gjysmën e përballjeve në Evropë këtë sezon që kanë qenë me kundërshtarë spanjollë apo gjermanë, Interi sigurisht që nuk e ka patur të lehtë në veprimtaritë kontinentale të futbollit të klubeve.

Sidoqoftë, pasi u eliminua përballë Barcelonës dhe Borusias së Dortmundit në Ligën e Kampioneve, skuadra e Antonio Kontes ka reaguar, duke korrur fitore ndaj skuadrave si Hetafe apo Bayer Leverkusen në Ligën e Evropës.

Dhe, pas një zgjimi të vonuar, duke siguruar titullin simbolik të nënkampiones së Serisë A, vetë Konte është vetëm dy fitore larg kurorëzimit me sukses të sezonit të tij të parë në krye të stolit të zikaltërve, në atë që ka qenë një periudhë tranzicioni për klubin.

Ndërkohë që Interi ka përfituar padyshim nga 31 golat e Romelu Lukakut, Konte e ka të qartë se nuk mund ta nënvlerësojë Shahtjorin e Donjeckut, një skuadër që e ka shijuar statusin e të nënvlerësuarve. Luis Kastro ka vetëm 14 muaj që e drejton këtë grup lojtarësh, por trajneri portugez e ka udhëhequr Shahtjorin e Donjeckut drejt suksesit më të madh kontinental që nga viti 2016.

Duke qenë se ishte i pafat në përpjekjet për të kaluar fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, gjigandja ukrainase ka vijuar të korrë fitore bindëse ndaj Benfikës, Volfsburgut dhe Bazelit. Ashtu si Lukaku tek Interi, edhe Shahtjori i Donjeckut ka një “xhevahir” si Zhunjor Moraesh, i cili ka spikatur me 6 gola të realizuar në Evropë gjatë këtij sezoni, edhe falë furnizimit rregullisht nga shumë prej lojtarëve me fantazi të skuadrës.

Lexo edhe :  Një tjetër sulmues shqiptar në Spanjë, talenti i ri firmos me klubin e Real Sociedad

Ndonëse një fitore eventuale në gjysmëfinale ndaj Interit dhe në finale Seviljes do të ishte një e papritur e këndshme, skuadra e mbiquajtur “Hirniki” e ka gjetur rrugën e rrjetës 7 herë në dy ndeshjet e fundit. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe ndeshja e sotme do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 21:00.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Mevlani do futet në BBV?/ Kur dy njerëz ndahen, dashuria e fortë mbetet

Mevlan Shaba ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”, aty ku u përmend edhe raporti me Livian, e cila ndodhet...

Tre shenjat e zodiakut që e urrejnë ditën e Shën Valentinit!

14 shkurti është vetëm pak ditë larg dhe gjithçka rreth nesh duket e mbushur me lule, çokollata dhe plane romantike. Të gjithë duket se janë...

“Kam ndërprerë ushqimin”/ Ilir Meta audio-mesazh nga bugu: Më ka KËRCËNUAR…

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një audio-mesazhi, teksa ka bërë një deklaratë të rëndë. Ilir Meta: Të dashur...

Tirana në 105 vjetor

Nga Fatos Çoçoli Si një femijë që e sheh çdo ditë të rritet, ne nuk arrijmë të kuptojmë hapat gjigande të kryeqytetit. Dje, në 105 Vjetorin e saj, Tirana numëroi mbi...

Zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Konstantinos Tassoulas, është zgjedhur sot si Presidenti i ri i Republikës së Greqisë. Ai do të betohet në detyrë më 13 mars, kur i...

Lajme të tjera

Web TV