Dua Lipa publikon këngën e re dhe këtë e realizon jo vetëm në bashkëpunim me yllin e pop-it, Madonna-n, por edhe me ikonën femërore të hip hopit, Missy Elliott.
Punuar në versionin remiks “Levitating”, rikthehet në vëmendje këtë verë nga Dua. E Madonna, bashkëpunëtore në këtë projekt të ri të shqiptares, duket se po e shijon edhe versionin me zërin e Dua Lipës.
Përveç versionit miks, këngës dhe tekstit i është shtuar edhe një zëri i rreperes , Missy Elliott, e cila njihet si ikona e hip hop-it në tregun muzikor. “Levitating” nga Dua Lipa, Madonna e Missy Elliott ka vetëm katër ditë që është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe komentet pozitive kanë vërshuar në llogaritë e rrjeteve sociale së këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa. Ru.Do/ Fjala