Policia e Tiranës ka gjobitur ditën e sotme 67 drejtues motorësh dhe pasagjerë për shkak se nuk kanë mbajtur kaska mbrojtëse.
Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës thekson se mbajtja e kaskës si nga drejtuesi i motorëve dhe pasagjerët është një detyrim ligjor dhe e vetmja siguri.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Përdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, është detyrim ligjor dhe e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shëndetësore, tek kjo kategori tejet e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore.
67 drejtues dhe pasagjerë që qarkullonin pa vendosur kaskën mbrojtëse, u ndëshkuan me sanksionet administrative përkatëse.
#MeShumePergjegjesiMePak?
#BashkohuMeNePerSigurine?
#Drejto?PerdoreKasken
re.gu/Fjala.al