Çfarë do të ndodhë me transportin publik në shtator në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Entela punon në një kompani private në Tiranë. Nga shtëpia e saj i duhet të udhëtojë me autobusin e unazës 25 minuta për të mbërritur në destinacion në orën 8 të mëngjesit.

Por përkeqësimi i epidemisë koronavirus në vend i ka frikësuar njerëzit të cilët që në krye të herës kur rinisi transporti publik, nuk po e frekuentonin si më parë.

Për shkak edhe të  protokollit anti COVID-19 që i detyron urbanët  të punojnë vetëm me 70% të kapacitetit dhe karantinës 3 mujore që nga fillimi i marsit, u krijua një situatë e pakënaqshme financiarisht për shoqërit të transportit publik. Për këto arsye pas shumë negociatash ato në marrëveshje me bashkinë e Tiranës  vendosën të  shkurtojnë oraret e linjave, kryesisht ato të mëngjesit herët dhe të mos nxirrnin në shitje abone.

Rixhin Qoshja nga Shoqata Kombëtare e Transportit Urban i tha gazetës “Si” se  linjat po punojnë me kapacitet mjetesh të reduktuar mes 50 dhe 70% dhe qarkullim 30 %.

Mirëpo nëse kjo zgjidhje e detyruar mund të përmirësojë disi financat e  transportit publik, nuk është dhënë i njëjti efekt tek  qytetarët, kryesisht tek ata që nuk kanë asnjë alternativë tjetër transporti dhe që pavarësisht frikës ndaj sëmundjes, e përdorin transportin urban .

Prej disa kohësh, Entela është e detyruar të shkojë e të vijë nga puna më këmbë, përjashtuar rastet kur ndonjë koleg bujar ofrohet ta shoqërojë.

Po në muajin shtator çfarë do të ndodhë? Janë në lojë dy skenarë: që fluksi i qytetarëve të rritet për shkak të rinisjes së shumë aktiviteteve dhe rikthimit nga pushimet dhe skenari i dytë që fluksi të jetë i ulët.

Ky shtator nuk do të vij aq normal sa ne jemi mësuar ta përjetojmë çdo vit; energji të reja, entuziazëm për një sezon të ri dhe shpresë dhe aktivitete në të gjithë kapacitetet e tyre.

Ende nuk ka një strategji për shkollat se si do të funksionojnë, as për bizneset dhe kompanitë publike dhe institucinet e tjera, nuk ka një siguri nëse do të ketë një valë të dytë të virusit apo jo, bashkuar me virozat e stinës, do të kemi një situatë epidemiologjike më të rënduar, apo nuk ka ku shkon më keq se kaq?

Në të dy skenarët ende  nuk është zgjidhur drejt raporti shërbim –përfitim finanaciar. Mund të ketë më shumë njerëz që do të kenë nevojë për shërbim publik të urbanëve por kufizime në orare dhe kapacitet për shkak të protokolleve të pandemisë dhe mund të ketë më pak njerëz dhe më pak të ardhura ose thellim i krizës financiare të shoqërive të transportit?!

Një gjë është e sigurt që e artikulon shumë kush; frika psikologjike për gjithçka përfshirë sëmundjen dhe pasiguria për të ardhmen, mbi të gjitha për atë ekonomiko-financiare.

Një palë  e rrezikuar tjetër janë punëonjësit e  shërbimit urban

Qeveria miraton pagë lufte për muajin qershor për punonjësit e transportit publik.

Lexo edhe :  Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

Kjo incentivë do ti kërkohej Ministrisë së Financave që në muajin qershor, që nga paketat mbështetëse 1 dhe 2 të përfitonin punonjësit pagesë për qershorin pasi vonesa e rihapjes së sektorit, solli dëme të parikuperueshme në familjet e punonjësve.

Gazeta “Si” e disponon dokumentin, i cili mban datën 16 korrik 2020, dhe që u miratua vetëm pak ditë më parë, por sipas përfaqësuesëve të Transportit Publik ende nuk janë disbursuar.

Janë 5 191 të punësuar dhe ish të punësuar në sektorin e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas që do të marrin në llogaritë e tyre një pagë lufte me vlerë 26 mijë Lekë, në masën e pagës minimale.

Kjo do ti kushtojë buxhetit të shtetit një faturë prej 1.35 milionë dollarë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim, i cili është bërë aktiv nga dje (të hënën), që të gjithë personat të cilët rezultojnë në listë-pagesat e kompanive të transportit prej muajit shkurt të këtij viti, pavarësisht nëse vazhdojnë më të jenë të punësuar apo jo, do të marrin një ndihmë financiare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të bëjë hedhjen e pagave për të gjithë punësuarit, pas kërkesës që duhet të bëjë administratori i kompanisë, brenda 10 ditësh kur të jetë bërë aplikimi në llogarinë e-filing të biznesit.

Paga e luftës do të merret për të gjithë punonjësit e këtyre kompanive, pavarësisht nëse disa prej tyre që kanë rezultuar si biznes i vogël dhe kanë përfituar njëherë ndihmë financiare.

Qeveria ka vendosur që shpërblimi të merret për shkak të situatës së vështirë që kanë patur kompanitë në fushën e transportit, si më të prekurat në periudhën e pandemisë së Covid-19, aktiviteti i të cilave u ndalua më gjatë nga të gjithë sektorët, dhe që ende po përjetojnë një rënie të fluskit të pasagjerëve.

Por  kaq nuk mjafton

Por përfaqësuesit e transportit publik thonë se kjo masë është e mirëpritur sepse e kanë kërkuar vetë, por nuk është aspak e mjaftueshme për sektorin.

“Ne jemi në zgrip. Në fundgusht do ti llogarisim humbjet kur do të nisim të paguajmë edhe taksat. Njerëzit nuk i qasen transportit urban për arsye të ndryshme. Ligjërisht po punojmë vetëm me 30% kapacitet, por me siguri edhe më pak, praktikisht. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat tona. – thotë Qoshja për gazetën “Si”.

Shoqata kërkon heqje të akcizës së naftës, reduktim të TVSh-së, kompensim të kapacitetit të munguar.

Nëse në shtator situata do të vijojë e tillë, sipas përfaqësuesve të transportit publik, shumë shoqëri do të falimentojnë. Shqipëria do të jetë I vetmi vend në botë pa transport public, edhe pse mban vendin e parë në Ballkan për përdorimin e autobusëve.

Nëse kërkon në google për një vend në botë pa transport publik, linqet që të sugjerohen janë për vendet me transport publik falas, sepse nuk ka vend në botë pa transport publik./Gazeta Si

Të fundit

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Kategoritë dhe shuma / Zbardhet akti normativ, shpërblime edhe për administratën

Nuk do të jenë vetëm pensionistët, ata që përfitojnë shpërblim në fundvit, por edhe disa kategori punonjësish që janë pjesë e administratës publike. Qeveria ka...

Lajme të tjera

Web TV