Detaje të reja nga pengmarrja në Elbasan, adoleshenti dhe e mitura në një lidhje dashurie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje janë zbardhur nga ‘drama’ e ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 18 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka përndjekur dhe dhunuar një vajzë të mitur.

Burime për “Fjala” bëjnë me dije se dy të rinjtë prej disa kohësh ndodheshin në një lidhje dashurie.

Kur kjo histori është zbuluar nga babai i 14 vjeçares ai së bashku me disa të afërm të tij kanë kërcënuar adoleshentin që ta lërë vajzën ose në të kundërt do ta vrasin. Më pasata e kanë marrë peng në makinë dhe e kanë dërguar në periferi të qytetit ku edhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit.

Pas kësaj ngjarje, ka qenë i riu ai që ka denoncuar babain e vajzës në polici për dhunë, por e ka pësuar dhe vetë pasi edhe e mitura ka ngritur akuzën për përndjekje ndaj të dashurit të saj.

Pas hetimeve të para, policia ka vënë në pranga babain e vajzës Astrit Kushi, 49 vjeç dhe të riun e dyshuar Luka Haxhiu, 18 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim edhe e G. Sh., 46 vjeç dhe O. Kushi, 20 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i Luka Haxhiut, u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se i riu, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një vajze të mitur 14-vjeçare.

Ndërsa arrestimi i babait të vajzës dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi tre të dyshuarit në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit Haxhiu, si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur peng në një automjet për disa orë.

Lexo edhe :  Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

E rëndë në Elbasan/ Adoleshenti përndiqte të miturën, i ati i vajzës e merr peng dhe e dhunon

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV