Trupi i një gruaje të mbytur është gjetur në detin Adriatik ditën e sotme pranë Velipojës.
Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se rreth orës 16:30 në vendin e quajtur Vilun, në Velipojë, në një distancë nga bregu prej 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det.
Ndërkohë viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Re.Gu/Fjala.al