Humbi jetën nga Covid/ Lamtumirë doktor Brahush Kadillari, njerëz si ti nuk vdesin kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virusi i tmerrshëm Covid-19 që po terrorizon gjithë globin, i ka marrë jetën dhe mjekut Brahush Kadillari.

Mjeku Kadillari ishte specialist në Drejtorinë e Shëndetit Publik, por për gati 20 vite ai punoi në Drejtorinë e Higjienës Skrapar, me detyrën e shefit të shërbimit të Higjienës.

Pandemia e Covid-19, i detyroi mjekët infeksionit dhe specialistet e higjienës që të ishin në vijën e parë të luftës me virusin e frikshëm.

Mjeku Kadillari humbi betejën me virusin, por vepra dhe puna e tij për Shëndetit Publik janë të paçmueshme.

Një prej tyre që e kujton mikun dhe kolegun e tij është dhe doktor Bashkim Hysi i cili shprehet se flama pandemike e padukshme dhe e pabesë që ka tronditur botën, i mori jetën dhe Brahushit i cili luftoi në vijën e parë.

Postimi i plotë

S’ka pak ditë që në rrjetet sociale, mes njerëzve që e kanë njohur, mes shokëve, miqve dhe të afërmve, u përhap lajmi i vdekjes së papritur dhe të parakohëshme të mjekut Brahush Kadillari, vdekje që ka tronditur dhe pikëlluar pa masë kolegët e tij, mjekë, infermierë e sanitarë të Institutit të Higjienës, ku ai punonte prej më shumë se 20 vitesh; bashëpatriotët e tij skraparllinj, të vendit ku ai kish lindur, rritur dhe punuar si mjek për një kohë relativisht të gjatë; të afërmit dhe familjarët e tij të shtrenjtë, veçanërisht, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, djalin dhe vajzën.

Jeta e mjekut Brahush Kadillarit u pre në mes nga Covid19, flama pandemike e padukshme dhe e pabesë që ka tronditur botën, në përpjekje për për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve. Si higjienist i vijës së parë, me një përvojë të gjatë pune, natyrisht ai do të ishte në ballë të kësaj beteje që po bëhet përherë edhe më e gjatë dhe përherë edhe më e vështirë. I vetëdijshëm për rrezikun, por i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm për misionin fisnik dhe detyrën e lartë humane të mjekut, ai gjatë gjithë periudhës së pandemisë, që nga fillimi e deri në ditën e fundit të jetës së tij u ndodh në krye të detyrës si një ushtar fronti, që, siç thotë populli, hidhet në luftë “me qefin nën sqetull”.

Lexo edhe :  Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE!

Dhe lufta ka pasojat e veta të pariparueshme, me humbje njerëzore, por ka edhe heronjtë e saj, siç ishte doktor Brahushi, një status që do ta bëjë atë të pavdekshëm dhe të paharrueshëm.

Po kush ishte Brahush Kadillari?

Brahush Kadillari lindi në fshatin Liqedh të Skraparit në vitin më 16 gusht të vitit 1951, në një familje të njohur, tipike të asaj ane me tradita atdhedashëse.

Shkollën fillore dhe 7- vjeçare i kreu në vendlindje, kurse shkollëne mesme të përgjithshme në Kamëz dhe vitin e fundit në gjimnazin “Ramiz Aranitasi” të Çorovodës.

Në vitin 1969 filloi Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, të cilin e përfundoi me rezultate shumë të mira në vitrin 1974. Pas titullimit mjek mjek i përgjithshëm, ai u emërua përgjegjës i qendrës shëndetësore Kapinovë, Skrapar, ku punoi deri në vitin 1983.

Nga viti 1983 deri në vitin 2001 ka punuar në Drejtorinë e Higjienës Skrapar, me detyrën e shefit të shërbimit të Higjienës. Në vitet 1985-1986 ka kryer specializimin për problemet e higjienës pranë Fakultetit të Mjekësisë. Në Skrapar ai ka kryer disa studime dhe projekte, të cilat i ka referuar në sesionet shkencore ntë organizuara atje. Pas kësaj ai transerohet në Tiranë në Drejtorinë e Shëndetit Publik, ku punoi si specialist i shëndetit publik.

Doktor Brahushi është dekoruar për punë të mirë nga Kuvendi Popullor me medaljen për shërbime të shquara ndaj popullit.

Doktor Brahush Kadillari do të mbahet mend nga kolegët me të cilët punoi, nga njerëzit që e njohën, miqtë dhe të afërmit e tij, si një njeri me virtytet më të larta njerëzore: korrekt, i drejtë, i dashur, i dhimshur, human, i aftë profesionalisht, i gatshëm deri në sakrifikim për të ndihmuar të tjerët, cilësi që më së fundi u bë edhe shkak i vdekjes së tij të prakohëshme.

Lamtumirë doktor Brahushi! Njerëz si ti, me gjurmë të thella dhe kujtime të shumta, nuk vdesin kurrë!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV